Frutat që luftojnë shenjat e plakjes

Në këtë familje përfshihen dredhëzat, boronicat, mjedrat dhe boronicat e kuqe. Frutat e malit ndihmojnë për të pasur lëkurë të shëndetshme, pasi përmbajnë sasi të madhe me antioksidues dhe vitamina C. Kjo do të thotë se kur t’i konsumoni, do ta ruani kolagjenin në lëkurë, duke ndihmuar të mos keni njolla. Pasi kanë pak yndyrë, ju ndihmojnë edhe te mbipesha.
A dëshironi të mbeteni të rinj për kohë të gjatë, të keni lëkurë të shëndetshme? Në vijim ju sjellim gjashtë fruta që ju ndihmojnë t’i luftoni shenjat e plakjes, transmeton gazeta Kosova Sot.
Në këtë familje përfshihen dredhëzat, boronicat, mjedrat dhe boronicat e kuqe. Frutat e malit ndihmojnë për të pasur lëkurë të shëndetshme, pasi përmbajnë sasi të madhe me antioksidues dhe vitamina C. Kjo do të thotë se kur t’i konsumoni, do ta ruani kolagjenin në lëkurë, duke ndihmuar të mos keni njolla. Pasi kanë pak yndyrë, ju ndihmojnë edhe te mbipesha.
AVOKADO
Avokadot janë burim i shkëlqyeshëm për vitamina E dhe ato të kompleksit B. Siç mund ta imagjinoni, këto dy vitamina janë vitale për të pasur një lëkurë të butë, fleksibile. Sikur kjo mos të mjaftojë, ndihmojnë edhe në absorbimin e nutrienteve. Nëse konsumoni avokado, do të keni lëkurë të shëndetshme dhe të re.
BANANET
Bananet përmbajnë sasi të madhe me vitamina B6 dhe vitamina C, që ndihmon lëkurën tuaj të duket më e re dhe më elastike. Për më shumë, sasia e madhe me antioksidues dhe me magnez në banane mbrojnë trupin nga dëmtimet e mundshme që shkaktohen nga radikalet e lira që shkaktojnë plakjen e hershme.
SHEGA
Shegat ndihmojnë trupit të njeriut në rigjallërimin e lëkurës, shtresë për shtresë. Mbi gjithçka, shegat e ripërtërijnë lëkurën. Po ashtu janë të pasura me riboflavinë, ose vitamina B2. Kjo vitaminë është esenciale për prodhimin e energjisë për të pasur lëkurë, thonj, flokë të shëndetshme.
MOLLËT
Midis dy vetive shëruese që mollët ofrojnë për lëkurën, dallojmë dy: inkurajojnë hidratimin dhe detoksimin e lëkurës. Për më shumë, ndihmojnë të dukeni më të rinj, falë nivelit të lartë me vitamina E. Uthulla e mollës po ashtu është opsion për t’i pakë- suar rrudhat, pasi që ndikon në ekuilibrin e pH-së së lëkurës.
SHALQIRI
Shalqiri përbëhet nga një sasi e madhe e ujit, e kjo përkthehet në një lëkurë të hidratuar, të lëngshme dhe të ushqyer mirë. Konsumimi i shalqirit do t’ju ndihmojë në parandalimin e njollave në lëkurë, si dhe rrudhave që ndërlidhen me plakjen e parakohshme.
(Kosova Sot)