Uji Dea

Frutat që kanë më shumë vitaminë C se portokalli e limoni

/ 2 minuta lexim

Sigurisht se kur dëgjoni ose lexoni për vitaminën C mendja menjëherë ju shkon tek portokalli ose limoni.

Por nëse këto fruta u janë mërzitur ka disa fruta e perime që përmbajnë vitaminë C më shumë se portokalli dhe limoni.

Këto janë disa prej tyre:

Luleshtrydhe:
Krahasuar me 70 mg të vitaminës C në një portokall, një luleshtrydhe e madhe e përmban 10.5 mg vitaminë C. Luleshtrydhet gjithashtu kanë një dozë të madhe të magnezit dhe folatit, të cilat ndihmojnë për të stabilizuar sheqerin në gjak dhe për të mbajtur zemrën të shëndetshme.

Fundamenti

Brokoli:
100 gram brokoli të papërpunuar përmban 89 mg vitaminë C. Kjo është pothuajse 90 mg më shumë se sa rekomandohet në ditë. Gjithashtu ato përmbajnë një dozë të shëndetshme të vitaminës K, e cila promovon shëndetin e kockave .

Specat:
Specat e kuq, e gjelbër dhe të verdhë përmbajnë pothuajse trefishin e vitaminës C të një portokalli, në 95.7 mg në një spec të gjelbër, 152 mg në specat e kuq dhe 341 mg në specat e verdhë. Janë gjithashtu një burim i madh i fibrave dhe kanë shumë pak kalori.

Kivi:
Rreth dy kivi kanë 168.8 mg të vitaminës C. Ato janë gjithashtu të pasur me bakër, kalium dhe serotonin, hormon që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit.