FITORJA

Frutat që ju nevojiten për vjeshtë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Çdo mjek dietolog apo nutricionist do t’ju këshillojë për të konsumuar fruta të freskëta si dhe perime, pasi këto janë ushqimi më i shëndetshëm, më i shijshëm dhe më i lirë për nga çmimi.

Në këtë mënyrë ne gëzojmë shëndet të plotë, kënaqemi me shijen e tyre, si dhe kursejmë të holla.

Po ju sjellim një listë të frutave që keni nevojë për t’i ngrënë gjatë stinës së vjeshtës.

Mollët

Sezoni i mollëve tani është në kulmin e saj. Mollët janë më të shijshmet dhe më të shëndetshmet, transmeton “Zeri.info”.

Përmbajnë shumë pak yndyrë, kolesterol dhe natrium. Është burim i mirë i vitaminës C dhe një burim i shkëlqyer i fibrave dietale.

Përveç në ëmbëlsira, mollët janë të shkëlqyera edhe si shtojcë gjatë përgatitjes së supave, ku njëra ndër to është supa kremoze me kungull dhe mollë.

Portokalli

Përmbajnë shumë pak yndyrë, kolesterol dhe kripë. Është burim i mirë i tiaminës, acidit folik dhe kaliumit, si dhe burim i shkëlqyer i fibrave dietale dhe vitaminës C.

FIDANISHTJA

Portokalli është i përkryer për forcimin e sistemit imunitar, përcjell “Zeri.info”.

Dardhët

Sezoni i dardhës po ashtu është në kulmin e saj, kështu që kjo frutë duhet të konsumohet patjetër gjatë vjeshtës.

Përmban sasi të ulët të yndyrës, kolesterolit dhe kripës. Është burim i mirë i vitaminës C, si dhe burim i shkëlqyer i fibrave dietale.

Që t’i kënaqeni shijes së dardhës në mënyrë pak më të ndryshme, ne ju sugjerojmë përgatitjen e muffins-ave të shijshëm me dardha dhe xhenxhefil.

Limoni

Limoni më së shumti shquhet si frutë për të bërë limonadë. Përmban sasi shumë të ulët të yndyrës, kolesterolit dhe natriumit.

Një burim shumë i mirë i acidit folik dhe kaliumit si dhe burim i shkëlqyer i vitaminës C.

Limoni mund të përdoret për përgatitjen e shumëllojshme të ushqimeve të ndryshme. /Zeri.info/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.