Frutat plot shëndet: Fiku parandalon shumë sëmundje

Shekuj rresht, fiku ndërlidhet si një nga ushqimet më të shëndetshme. Marrë parasysh se përmban fibra, minerale dhe polifenole, fiku pozitivisht ndikon në shëndet dhe ofrojnë ndihmë në shërimin e shumë sëmundjeve.
Edhe pse fiku i freskët është këndej pari vetëm disa muaj, fikun e thatë mund ta ruani në frigorifer dhe të kënaqeni me shijen e tij gjatë gjithë vitit. Si fiku i freskët, edhe ai i thati është i pasur me minerale, sidomos me kalcium, magnez dhe kalium. Sidomos fiku është i pasur me fibra ushqyese.
Ky lloj i fibrave ndihmon në uljen e glukozës dhe kolesterolit në gjak, mirë ndikon edhe në sistemin e tretjes. Të pasura me shumë fitokemikate, sidomos me betakarotinë, polifenole, antocianinë dhe yndyra bimore. Ka disa lloje të fikut, por më i shëndetshmi është lloji më ngjyrën më intensive.
Është interesante se më së shumti fitokemikate janë gjetur në lëvoren e fikut, e më pak nga brenda. Fiku përmban më shumë polifenole sesa mollët, boronica, rrushi, portokajtë, kumbulla, dredhëza.
(Kosova Sot)