Eko Higjiena

Frutat më të mira në muajin mars

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Muaji mars është një periudhë kur në treg gjenden lloje të ndryshme të frutave, ndërsa ne ju zbulojmë se cilat janë më të mirat për shëndetin tonë.

Grejpfruti

Është një burim i pasur i sheqerit natyror, vitaminave C, A, E, K dhe vitaminës B. Përmban kalcium, fosfor dhe kalium, si dhe është një burim i shkëlqyer i flavonoideve dhe likopenit. Grejpfruti është i shkëlqyer për përgatitjen e lëngjeve. Kombinohet mjaft mirë me lëng portokalli i cili e redukton shijen e hidhur të tij. Përveç lëngut, grejpfruti mund të përdoret në sallatë frutash dhe çaj.

Limoni

Përmban nivele të ulëta të yndyrës së ngopur, kolesterolit dhe natriumit. Është një burim i mirë i acidit folik dhe kaliumit, si dhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Limoni përdoret më së shpeshti në përgatitjen e lëngjeve. Lëvorja e limonit gjithashtu përdoret për përgatitjen e gjellëve të ndryshme, atyre të ëmbla dhe të njelmëta.

Mobi Casa

Portokalli

Sikurse limoni, portokalli përmban nivele të ulëta të yndyrës së ngopur, kolesterolit dhe natriumit. Është një burim i shkëlqyer i acidit folik, kaliumit dhe vitaminës C. Portokalli është i pazëvendësueshëm në përgatitjen e lëngjeve, sallatave nga frutat dhe desertëve të ndryshme. Nga portokalli mund të përgatisni sallatë me perime dhe salca të ndryshme që përshtaten në mënyrë të shkëlqyer me peshk.

Dardha

Dardhat përmbajnë nivele të ulëta të acideve yndyrore të ngopura. Janë një burim i mirë i kalciumit, klorit, hekurit, magnezit, natriumit dhe squfurit, si dhe një burim i shkëlqyer i bakrit, fosforit, kaliumit, vitaminave A, B1, B2, C, E dhe acidit folik.

Dardhat janë të shkëlqyera për përgatitjen e gjellëve të nxehta dhe të ftohta. Për shembull, ju mund të bëni një krem supë nga dardha, apo edhe një pije të dendur freskuese.