Fundamenti

Frutat e thata, na bëjnë apo jo mirë?

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Blerina Bombaj, dietologe – Arrat, bajamet, lajthitë, stikat janë ushqime të ccmuara për të gjithë. Ato përmbajnë sasi të medha acidesh lyrore që trupi ynë nuk i prodhon dot. Këto acide lyrore esenciale janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e sistemit nervor dhe për zemrën.

Këshillë: konsumi i përditshëm i frutave të thata lidhet me jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme! Arrat veccanërisht janë të pasura në melatoninë, një hormon që rregullon ciklin e gjumit.

Kujdes: personat që kanë acid urik të lartë në gjak, duhet t’i evitojnë frutat e thata!

Mobi Casa

Ide gatimi: përdorini gjerësisht në sallata, fruta, kos dhe midis vakteve kryesore. Kujdesuni të jenë të freskëta dhe të ruajtura mirë pasi janë delikate ndaj oksidimit! Nëse keni durim t’i qëroni vetë, jeni vërtet të fituar!

Vetëm se… nëse doni të përfitoni maksimumin nga frutat e thata, si dhe farat, duhet t’i konsumoni të papjekura, sa më të reja dhe të ruajtura me kushtet e përshtatshme! E keqja e këtyre ushqimeve është se janë shumë të prirura të myken. Myku është një ndër armiqtë më të rrezikshëm të shëndetin tonë prandaj, bëni kujdes kur zgjidhni frutat e thata dhe farat, nëse shihni shenja myku mos i blini dhe mos i hani!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.