Mobi Casa

Frutat e thata, më të shëndetshme për trupin tuaj

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Keni menduar se sa të shëndetshme janë frutat e thata?

Arrat

Arrat përfundimisht janë frutat e thata më të mira për t’u ushqyer.

Janë shumë të pasura në antioksidues dhe ndihmojnë trupin kundër sëmundjeve të zemrës, plakjes së parakohshme dhe kancerit, transmeton “Zeri.info”.

Përveç këtyre, arrat janë burim i jashtëzakonshëm i Omega-3 që ndihmojnë të ulin inflamacionin.

Fëstëkët

Sipas specialistëve të ushqimit, fëstëkët janë frutat e thata që dobësojnë më shumë, ku çdo kokërr ka më pak se 4 kalori. Gjithashtu, ata këshillojnë të blini fëstëkë më guacë dhe jo të gatshëm, pasi ulin shumë oreksin dhe nuk do të ndjeheni të uritur për rreth një orë, përcjell “Zeri.info”.

UBT

Fëstëkët janë të pasur me antioksiduesin gamma-tokopherol, një lloj vitamine E, që lufton kancerin.

Arrat e Brazilit

Arrat e Brazilit janë njëra nga frutat e thata më të shëndetshme për t’u ngrënë. Një arrë ka mbi 100% të vlerës ditore të selenit. Ky mineral i jashtëzakonshëm mund ta parandalojë kancerin e gjirit dhe të kockave dhe gjithashtu ndihmon për kancerin e prostatës.

Bajamet

Bajamet janë njëra nga frutat e thata më të shëndetshme për t’u ngrënë, transmeton “Zeri.info”.

Ato janë të pasura në fibra dhe vitamina E; ushqyes të jashtëzakonshëm për një trup të shëndetshëm.

Sipas disa studimeve të fundit, bajamet ndihmojnë të rrisin nivelin e baktereve të mira, duke forcuar kështu sistemin imunitar. Gjithashtu nëse keni problemi me kolesterolin “e keq”, duhet të filloni të hani më shumë bajame, pasi është provuar të ulë kolesterolin LDL. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.