GRANDEMALL

Frutat dhe perimet e vjeshtës shumë të pasura me nutrientë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gastronomia e kësaj stine, lidhet pa diskutim me prodhimet e shijshme të fruta-perimeve të vjeshtës. Ato na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm dhe të ruajmë temperaturën e trupit, ndërsa moti ftohet.

1. Mollët. Përveç se të shijshme ato janë të pasura me anti-oksidantë, veçanërisht me vitaminë C e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe zvogëlon rrezikun e kancerit. Gjithashtu, ato janë të pasura me pektinë e cila zvogëlon shansin e sëmundjeve kardiovaskulare.

2. Kungujt. Kungulli i verdhë është një burim i shkëlqyer i vitaminës A. Gjithashtu përmban fitosterole të cilat luftojnë kolesterolin e keq si dhe beta-karoten i cili lufton radikalet e tjera.

3. Lakrat e Brukselit. Kjo perime jeshile mund të mos preferohet për t’u gatuar por është një burim i shkëlqyer hekuri, i cili ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut si dhe vitaminë K e cila ndihmon në shëndetin e kockave. Këto lakra të vogla përmbajnë edhe vitaminë C e cila forcon sistemin imunitar.

Mobi Casa

4. Fiqtë. Janë burim i shkëlqyer fibrash të cilat ndihmojnë në uljen e kostelerolit, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, parandalojnë kapsllëkun dhe ju japin ndjesinë e ngopjes, duke luftuar urinë. Janë të pasur gjithashtu me kalium, i cili ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut.

5. Lulelakra. Mos u zhgënjeni nga ngjyra; kjo perime e bardhë ka po aq vlera sa dhe perimet me gjethe jeshile të errët. Është burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe K e cila rregullon reagimin inflamator. Gjithashtu është thelbësore për çdo grua, pasi përmirëson mënyrën e të menduarit dhe të konceptuarit duke parandaluar çrregullimet nervore.

6. Panxharët e kuq. Janë perime që nuk duhet t’i mungojnë stinës. Ato përmbajnë një fitonutrient që quhet belatain dhe ka veti antioksidante dhe antiinflamatore. Gjithashtu janë të pasur me folate, kalium dhe mangan i cili ndihmon në absorbimin dhe kalciumit dhe koagulimin e gjakut.

7. Dardhët. Janë një burim i mirë fibrash të cilat ndihmojnë kontrollin e sheqernave në gjak dhe në uljen e kolesterolit. Gjithashtu përmban vitaminë C si dhe bor, i cili ndihmon trupin të ruajë kalciumin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.