UBT

Fruta dhe ujë për dhëmbë të bardhë

/ 1 minutë lexim

Për të pasur dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm, vëmëndje të madhe nuk mund ti kushtojmë vetëm larjes por edhe ushqimit që ne konsumojmë. Ushqimet të cilat favorizojnë pastrimin e dhëmbëve janë molla, sallata, portokalli, kivi, lakra etj.

Molla, sallata, portokalli janë ushqime të pasura me fibra që veprojnë tek dhëmbët si sfungjerë pastrues. Jo vetëm kaq, por ju duhet të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.

KKVITI

Në ujë ka fluor që bllokon aktivitetin e baktereve që shkaktojnë kariesin. Po për këtë arsye, ju mund të hani 1 kivi dhe një sallatë domatesh çdo ditë, pasi edhe ato kanë fluor.

Receta do të ishte e plotë sikur të konsumoni lakra të cilat kanë squfur, një element që bën pjesë në smalt dhe dentinë.