ARKATANA

Froni

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

ç’po na sjell mynxyra, gjëmë pas gjëme, krim pendese Abeli, viktimë krimi Kaini, gjene të hibridizuara, hibride pa ujë në sy

*
Kutinë e Pandores
nuk e çeli King Kongu
Ai doli
nga Kutia e Padrones

*
Hirësia e Tij Froni
josh
pastaj errë
zbardhimi lëbyrë
verdhësia e gjetheve
dhe stina e mëshiroi
mandej ligjësoi
të mos i shkelësh
gramët e mëshirës
vjelja e të bukurës së monedhës
belit të shtat -hedhurës
krupë e vjelljes
nxjerr llavën e shpifjes
çudi
prore i ikte bukuria
mos
qenka fshehur te uria
tek grahmat e fundit
e përdalurës tij

*
Froni me kutin e tij
godet kleçkën
preferoi shënjestrën
nuk ka rëndësi
tëndin timin
të majtin
a të djathtin sy
syri im dëftoi
shëmtinë e shkeljes
Lartmadhërinë
barit të blertë të urtisë
befas sivëllain verboi
pengu i dëshmisë

*
kuja lemeria
klithmat
copë – copë
grihet pafajësia
te vona në media
verës i resh
borë e zezë

*
ai farkoi
drapërinj zjarri
kush mbjell shtrëngatën
korr stuhinë
më korre të korra
drapërinjtë e djallit

Hidromorava

*
trafikoni i krimit
nuk ngrin dot
kungulli mbi ujë
të kuq qytetërimit
shpifurish
nuk i shkoi huq

*
sërish terrori
nga katrori
në kub
projektoi
koruben
për fatin
cub

*
mëshira e kanibalit
katapultoi koka miturishte
për thyerje hekur betonesh
rroka qiellore
biblike
a kur anore

*
dhe anasi lyp fijen
Froni tërheq vijën
jetës nuk i jepet
shpërblimi
pa shpërthyer
dinamit i qëllimit

mehmetali rexhepi, Gjilan, nëntor 2002