RCCOLA

FRM, Haradinajt: Ki frikë nga Zoti

/ 3 minuta lexim

Forumi i të Rinjve Mysliman (DRM) ka reaguar lidhur me deklarata e kreut të AAK-së, Ramush Hradinaj i cili është prononcuar për ndryshimin e historisë, ku thotë se “Historinë s’mund të na ndryshojë as Zoti”.

“Ne si FRM i bëjmë me dije kryetarit te AAK-se, Ramush Haradinajt, se këto deklarata ne na kujtojnë periudhën e sundimit komunist kur Allahu dhe feja injorohej dhe shahej nga krerët politikë të asaj kohe. Si të tillë kërkojmë nga kryetari i AAK-së që të lexoj historinë e popullit shqiptar me traditat tona dhe jo me recetat e komunistëve të Tiranës apo Beogradit. Historia jonë duhet të rishkruhet e përmisohet nga gabimet e qëllimshme që janë bërë “në emër te kombit, për interesa të shteteve të tjera nga të cilët ne krye janë Serbia, Vatikani, Italia, Austria të cilat u pengon islamizimi i shqiptarëve dhe duan ti armiqësojnë shqiptarët me vëllezërit e tyre turq”, thuhet në një komunikatë për media të FRM-së.

FRM, i kujton Haradinajt se Zoti është Ai që e ka krijuar atë, dhe një ditë Haradinaj do të kthehet te Zoti. “Ramushi duhet të kujtojë mirë që kohë më parë ai ishte në buzë të varrit gjatë luftës me Serbinë e Zoti e shpëtoi. Më pas ishte në buzë të burgut kur ishte në Hagë si i akuzuar për krime lufte, dhe sërish Zoti e shpëtoi. Nëse Ramushi edhe pas kësaj mendon që historinë nuk mund ta ndryshoj Zoti, ne i tërheqim vërejtje që ta ketë frike Zotin, se atë qe ta bën Perëndia nuk ta bën dot njerëzia. Nëse Zoti i ka shpëtuar jetën dhe nga burgu më parë, ai nuk duhet të bëhet arrogant kundër Allahut dhe fesë së Tij, se Zoti vonon por nuk harron!”.

KKGJILAN

FRM i kujton Haradinajt, që në kohë kur zgjedhjet janë afruar, atij i bën mirë të distancohet nga deklaratat antifetare që bënë ai dhe anëtaret e tjerë të partisë së tij si Donika Kada, Burim Ramadani dhe Ardian Gjini. “Nëse Haradinaj dëshiron që muslimanët e Kosovës ta votojnë, ai duhet ti mbrojë të drejtat e tyre dhe jo t’ua sulmoj identitetin e tyre. Por nëse votat i pret nga serbet dhe katolikët, atëherë le ta shpalli këtë gjë publikisht”, vlerëson FRM.

Sipas këtij forumi qytetet që kontrollohen nga partia e Haradinajt janë qytete ku xhamitë janë përplot me njerëz. Andaj, për këtë arsye FRM nuk heziton ti jepë këshilla Haradinajn që të mbrojë identitetin e qytetarëve që ja dhanë votën e të mos bëhet shkas që edhe ato pak vota të mos jenë më pro partisë së tij.

“Në rast se AAK-së dhe Haradinaj vazhdojnë të bëjnë deklarata kundër Zotit dhe fesë së Tij, ne e sigurojmë që do të bëjmë fushatë kundër partisë së tij duke përfshirë të gjitha mjetet që FRM disponon. Në fund e ftojmë edhe njëherë z. Ramush Haradinaj që të pendohet te Zoti, ti falet Atij sepse i gjithë pushteti i takon Allahut dhe jo njerëzve që janë të dobët dhe vdekatarë”, thuhet tutje në reagimin e FRM-së.