United Hospital

“Frikë” nga Kosova, Duka merr garanci nga Vokrri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë edhe një nga misionaret kryesore të pranimit të Federatës së futbollit të Kosovës nga UEFA dhe FIFA. Por tani, ky realitet mund t’i kthehet asaj kundër.

Gjithsesi Duka thotë se ka marrë premtimin e Vokrrit dhe stafitë të tij se, kombëtarja jonë nuk do të preket.

“Kam premtim dhe jam i sigurtë për këtë, nga i gjithë stafi i federatës kosovare, që për ata është shumë e rëndësishme kombëtarja e Shqipërisë. Në asnjë moment nuk do të kërkojnë ta cënojnë apo ta dëmtojnë atë. Dikush që mund të mos jetë i kënaqur, ose që mund të mos ndihet shumë mirë në ekipin tonë, apo nuk gjen një vend, mund të kërkojë të ikë. Por edhe ne nuk kemi dëshirë që ndonjë talent të na largohet. Megjithatë nuk do ta konsideroja dramë, nëse do të ndodhte një gjë e tillë”, deklaroi Armand Duka.

HW

Pasiguri ka edhe rreth stolit. Megjithatë Duka shuan zjarrin, dukshëm i siguruar edhe nga presidenti i federatës italiane “FIGC”, Tavecchio, në mbledhjen e FIFA-s.

“Kam komunikuar me trajnerin, ashtu sikurse edhe me federatën italiane, të cilët më kanë garantuar se nuk kanë pasur asnjë kontakt zyrtar me njëri-tjetrin. De Biasi ka bërë një listë me më shumë sesa 23 lojtarë”, tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Lista provizore e De Biasit do të prezantohet në datën 21 maj, në një konferencë për shtyp që trajneri do të mbajë në Tiranë, përpara nisjes së fazës përgatitore në Austri. Kjo listë do të përmbajë 25 futbollistë për këtë fazë, e më pas 23 prej tyre do të shkojnë në Francë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.