Uji Dea

Frikë nga grushtet në seancë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për ditën e premte, ka rrezik që të shndërrohet në një arenë përleshjesh në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bashkë me anëtarët e Kryesisë, pavarësisht kërcënimit të opozitës se do të përdorë të gjitha mjetet për ta pamundësuar vazhdimin e punimeve, ka vendosur që të mbajë seancë të re.

Përfaqësuesit e tri partive politike opozitare thonë se thirrja e seancës për ditën e premte pa pasur lëvizje rreth marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi është provokim i situatës. Fatmir Limaj, nga “Nisma për Kosovën”, gjatë një debati televiziv ka thënë se posedon informacione se partitë në pushtet janë duke e përgatitur një skenar që në seancën e radhës të ketë edhe përleshje fizike në Kuvend në mes deputetëve.

Mobi Casa

Të njëjtin mendim e ndan edhe shefi i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, i cili thotë se ekziston rreziku që seanca e radhës të ketë epilog përleshjesh në mes deputetëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.