Fundamenti

Freskime të reja në BIPBM

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Myftiu i BIPBM –së zëvendës Reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame për Serbi, Nexhmedin ef, Saqipi, ka emëruar për Koordinator të lëndës fetare në shkollat me mësim në gjuhën shqipe të Luginës së Preshevës, prof. Mevludin Xhelili.

Gjithashtu, Myftiu Saqipi, në kuadër të freskimit me kuadro të reja të BIPBM-së, prof. Mevludin Xhelilin e ka emëruar sekretar të KBI- së pranë BIPBM-së në Bujanoc.

Emërimi për Koordinator të lëndës fetare të profesor Xhelilit, institucioni më i lartë fetar në Luginë të Preshevës, BIPBM –ja, po begatohet edhe me një kuadër të ri.

Hidromorava

Vlen të përmendet se në kudër të BIPBM-së, ky institucion fetar, që nga viti 2003, ka arritur që në mënyrë institucionale të krijojë kuadro profesionale, me teologë të arsimuar, ku në Komunën e Preshevës dhe të Bujanocit, vijojnë mësimin e lëndës fetare rreth 7 mijë nxënës, të cilët edukohen nga kuadri arsimor që emëron BIPBM.

Nga një burim informative i Portalit “Jetapress”, bëhet e ditur se së shpejti pritet të konsolidohet edhe Kuvendi i BIPBM-së, me kuadro të reja dhe udhëheqës të rinj.

BIPBM-ja, gjithnjë po gëzon një popullaritet në shoqëri me sukseset e saja, duke gjetur gjithnjë përkrahjen e institucioneve lokale dhe rajonale, njofton jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.