FITORJA

Frank Wisner: Dhuna e opozitës s’është demokratike

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Miqtë e Kosovës, të cilët kanë punuar për pavarësinë e saj, konsiderojnë se veprimet e dhunshme të opozitës në Kuvend dhe veprimet gjatë protestave në rrugë, nuk janë demokratike dhe nuk janë në përputhje me traditat demokratike të Kosovës.

Kështu thotë, ndërmjetësi amerikan në negociatat për statusin e Kosovës, ambasadori, Frank Wisner, në intervistën për RTV21, të zhvilluar në Nju-Jork.
Më poshtë po e japim të plotë deklaratën e ambasadorit Frank Wisner

Ju faleminderit që më mundësuat që të komentojë ngjarjet, të cilat kanë ndodhur në Prishtinë gjatë ditëve të kaluara. Më duhet të them se më vjen jashtëzakonisht keq për faktin se kam dëgjuar për dhunën si brenda në ndërtesën e Kuvendit, ashtu edhe për dhunën në rrugët përreth Kuvendit. Janë pikëpamjet e mia personale dhe duke pasur parasysh faktin se kam punuar për pavarësinë e Kosovës gjatë viteve të kaluara dhe duke pasur parasysh se e kam mbështetur dhe përkrahur këtë pavarësi që nga ajo kohë, është për keqardhje se veprimet e opozitës janë ndërmarrë në atë mënyrë sa për të penguar një Kuvend të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Mendoj se kjo është për keqardhje, nëse ka mosmarrëveshje, për to nuk mund të argumentohet duke hedhur gaz lotsjellës, me përdorim të koktejeve të Molotovit në rrugë. Këto nuk janë praktika demokratike, nuk është kjo Kosova, për të cilën kemi punuar të gjithë ne që ta shohim të pavarur.

Prandaj shpresojmë se opozita, gjatë shprehjes së qëndrimeve të veta ti kufizojë ato në shprehje politike, brenda Kuvendit, në shtyp dhe rrugët tjera normale dhe që të lë mënjanë përdorimin e taktikave penguese. Tani ju mund të pyetni për çështjet ekzistuese. Kam kuptuar se janë ngritur dy çështje, njëra është marrëveshja për Komunat, e negociuar nga Qeveria dhe pala serbe, në prani të Bashkimit Evropian dhe sipas mendimit tim, kjo marrëveshje është në përputhje të plotë me planin e Ahtisaarit, i cili u miratua nga udhëheqësit e Kosovës, në negociatat që u zhvilluan në vitet 2006 dhe 2007. Marrëveshja është analizuar nga ekspertë serioz të huaj, është negociuar nga palë serioze dhe unë nuk e di asnjë arsye për të vënë në dyshim vlefshmërinë e saj.

Besoj se çështje nuk janë fjalët që përmban marrëveshja, sa që është fryma, me të cilën zbatohet kjo marrëveshje. Mund të them se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë më se syçelë, për tëu siguruar se marrëveshja do të zbatohet në mënyrën e duhur dhe se nuk do të eksploatohet nga asnjë palë e jashtme, përfshirë këtu edhe qeverinë serbe, në favor të interesave kombëtare serbe.

Mobi Casa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur një përvojë të ngjashme në Bosnje, për të parë se si marrëveshjet mund të shtrembërohen. Nuk do të mashtrohemi sërish, jam i bindur se Uashingtoni do të vëzhgojë me kujdes mënyrën se si do të operohet me këtë marrëveshje. Gjithashtu kam kuptuar se një seri e vlerësimeve i ka paraprirë vendimit për kufirin, pra demarkacionit të brezit kufitar me Malin e Zi. Nuk kam dëgjuar asnjë arsye dhe nuk kam asnjë arsye të besojë se kjo punë nuk është bërë me seriozitet dhe besoj se duhet të respektohet fryma se si është përpunuar dhe hartuar kjo marrëveshje.

Prandaj nuk shoh asnjë arsye për të përdorur dhunën dhe ende nuk shoh dëshmi që më bindin se duhet te vihet në pikëpyetje vlefshmëria e këtyre dy marrëveshjeve. Le të jem tejet i qartë, për ne, që jemi miq të Kosovës dhe të cilët kemi punuar për pavarësinë e Kosovës, veprimet e dhunshme në Kuvend, veprimet në rrugë gjatë protestave, nuk janë veprime demokratike dhe nuk janë në përputhje me traditat demokratike të Kosovës, të cilat ka premtuar se do ti respektojë, kur ju bashkua komunitetit të shteteve dhe kur kërkoi njohjen nga ana e më shumë se 100 shteteve. Për këtë arsye ju bëj thirrje udhëheqësve të opozitës të reflektojnë se çfarë po ndodh dhe të pranojnë se reputacioni i Kosovës si shtet i ri i pavarur dhe demokratik po minohet nga këto veprime jashtë-parlamentare dhe të dhunshme.

Ata po dëmtojnë reputacionin e Kosovës, pikërisht në kohën kur Kosova ka aplikuar për një përfshirje më të thellë në komunitetin evropian, për një integrim më të thellë në komunitetin ndërkombëtarë dhe në UNESKO dhe që nga aty drejtë integrimit më të plotë në komunitetin e gjerë botëror. Ky proces po minohet me shpalosjen e hidhërimit dhe dhunës brenda Kosovës. Dihen përgjegjësit për këtë dhunë dhe me vjen keq të them se në sytë e shumë njerëzve në rrezik është edhe reputacioni i tyre.

Është një moment mjaft serioz dhe ja përcjell porosinë time të gjithë miqve të mi në Kosovë, me sinqeritetin tim më të madh se është një kohë tejet e rëndësishme dhe se Kosova duhet të lëviz më tutje dhe të forcohet dhe të ngulitë vetën si një shtet demokratik, marrëveshjet e nënshkruara të së cilit do të respektohen, ku zbatohet sundimi i ligjit dhe praktikat demokratike të së cilit po forcohen.

http://koha.net/?id=27&l=83111

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.