United Hospital

Franck Bettulat licencohet në CREST-SMG të Anglisë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilanasi Franck Bettulat i cili është agjent i FIFA-së dhe UEFA-së, është licencuar në agjencionin CREST-SMG të Anglisë, agjenci kjo me famë botërore.

Agjenti Bettulat një herit është edukator i futbollit në shtetin e Francës dhe është duke punuar me talentët më të mirë të ri.

Agjencioni CREST-SMG i ka dhënë mundësinë që agjenti gjilanas, Bettulat, të bashkëpunon me partnerët ndërkombëtar që mundëson zhvillimin e talenteve të ri duke identifikuar talentët në gjithë globin botëror.

Agjencioni CREST- SMG ka bërë të ditur se Bettulat është figurë thelbësore në organizatën CREST- SMG që na ndihmon me të madhe të janë në njohuri me futbollin modern edhe jashtë shtetit të Anglisë.

KKVITI

“Jam shumë i nderuar që tani e tutje jam në këtë organizatë futbollistike në CREST-SMG ku mundemi të bëjmë transferimet, organizime të ndeshjeve internacionale si të klubeve njashtu edhe të Kombëtareve, kemi mundësi të bashkëpunojmë me këtë organizatë për zhvillimin e talenteve dhe zhvillimin e futbollit në përgjithësi me kategori të reja”, ka bërë të ditur agjenti Bettulat.

Nëpërmjet CREST-SMG, Bettulat ka hapur edhe më tepër perspektivën e tij në arenën ndërkombëtare.
“Në bashkëpunim me shtetin e Anglisë tani jam përgjegjës të mbaj seminare të futbollit nëpër klube dhe në shtetet mbarë botës për klube të ndryshme dhe për trajner që më vonë do të licencohen”, thekson Bettulat.

Për agjentin gjilanas të FIFA-së dhe UEFA-së, i cili vepron dhe jeton në shtetin e Francës ka një ëndërr që shumë shpejt do ta jetëson.
“Brenda këtij viti në qytetin e lindjes në Gjilan do ta hapi një agjenci të sportit ku nëpërmjet kësaj agjencie do të bëhen transferet e futbollistëve në arenën ndërkombëtare veçanërisht futbollistët e rinjë, në të ardhmen do të kenë një mundësi që nëpërmjet kësaj agjencie të dalin në futbollin evropian, poashtu në koordinim me klubet do të organizoj seminare për trajnera për sfidat e futbollit modern dhe kjo agjenci e futbollit do të jetë një shtëpi e futbollit për karrierën e futbollistëve”.

Gjilanasi Franck Bettula gjatë karrierës së tij të menaxherit gjerë më tani shumë futbollist kanë gjetur skuadra në futbollin evropian dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë për futbollistët Kosovar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.