Fundamenti

France Football për Arbër Zenelin: Ky është vetëm fillimi për kosovarin energjik dhe të talentuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Revista prestigjioze javore me bazë në Paris, France Football e ka lartësuar paraqitjen e Arbër Zenelit për Stade de Reims si ndër më të mirat e javës së 25-të në Ligë 1. Në analizën javore të ligës elitare franceze, revista franceze paralajmëron se ky është vetëm fillimi për lojtarin e energjik dhe të talentuar kosovar.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Arbër Zeneli, kompletoi kalimin nga Heerenveni në Reims në fund të afatit kalimtar dimëror, duke u larguar nga liga elitare holandeze, Erevisie, si asistuesi më i mirë, me nëntë asiste dhe tri gola në 17 paraqitje, shkruan Gazeta Express.

Zenelit, natyrisht, i duhet kohë për t’u përshtatur me futbollin në ligën e re, por revista franceze – e cila e ndan edhe çmimin më prestigjioz indivual në futboll, Topin e Artë – është e sigurt për një gjë: përfaqësusi kosovar është plot talent.

Që prej mbërritjes së tij në Reims më 26 janar, 23-vjeçari ka luajtur 18 minuta kundër Olympic Marseille dhe 6 kundër Toulouse.

Fundamenti

Por, këtë fundjavë kundër Rennes, trajneri David Guion e futi atë në lojë në minutën e 55-të në vend të Mathieu Cafaro. Zëvendësimi doli të ishte tejet i suksesshëm.

Pak sekonda pasi u fut në lojë, Zeneli qëlloi shtyllën me një goditje të fuqishme nga rreth 30 metra largësi. Pak më vonë, ai bëri asistin e parë në Ligë 1, duke ia përgatitur golin Oudinit në fitoren 2:0 të Reims.

France Football e vlerëson lart paraqitjen e kosovar, të cilin e quan të shpejtë, energjik dhe plot talent.

“Energjik, teknik dhe vullnetar, një futbollist që ishte në radarin e shumë klubeve evropiane, përfshirë Chelseat, ka bërë punë të mirë në kampionat. Dhe, natyrisht, ky është vetëm fillimi”, shkroi France Football për Zenelin. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.