Hidromorava

Franca në alarm, dy yjet e skuadrës me virus dhe rrezikojnë paraqitjen në finale

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Franca është goditur nga një virus 48 orë para finales së Kupës së Botës që e zhvillojnë ndaj Argjentinës.

Gjiganti mediatik, ESPN ka raportuar ekskluzivisht se dy mbrojtësit e Francës të cilët ishin titullar në gjysmëfinale ndaj Marokut, Raphael Varane dhe Ibrahima Konate janë me virus dhe janë ndier keq ditën e enjte.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps tha se stafi mjekësor po merr masa paraprake për të ndaluar përhapjen e një virusi nëpër skuadër pasi Dayot Upamecano dhe Adrien Rabiot humbën ndeshjen gjysmëfinale të fituar ndaj Marokut me shifrat 2-0.

“Në Doha, temperaturat kanë rënë pak, keni ajër të kondicionuar i cili është i ndezur gjatë gjithë kohës”.

Eco Higjiena

“Ne kemi pasur disa raste të simptomave të ngjashme me gripin. Ne po përpiqemi të jemi të kujdesshëm që të mos përhapet dhe lojtarët kanë bërë përpjekje të mëdha në fushë dhe padyshim që sistemi i tyre imunitar vuan”, kishte thënë Deschamps pas fitores ndaj Marokut.

Por gjithnjë sipas ESPN dyshja e mbrojtjes, Varane e Konate rrezikojnë seriozisht paraqitjen në finale, pasi ata për momentin janë me grip ku kanë ethe dhe temperaturë.

Franca ka vuajtur nga lëndimet në këtë Kupë të Botës, ku u larguan Karim Benzema, Lucas Hernandez dhe Christopher Nkunku nga grumbullimi.

Ndërkohë Kampionatin Botëror e humbën edhe tre yje tjerë të rëndësishëm shkaku i lëndimeve si Paul Pogba, N’Golo Kante e Presnel Kimpembe. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.