UBT

Franca ndryshon rregullat, Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi ka sens vetëm nëse sigurohet integrimi në BE

/ 2 minuta lexim
HW

Edhe përkundër faktit se Shkupi zyrtar kishte bërë një marrëveshje historike me Greqinë sa i përket emrit, Maqedonisë së Veriut nuk i janë hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas vetos së Francës. Një gjë e tillë kishte rezultuar me dorëheqje të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

E këto zhvillime pashmangshëm kanë afektuar edhe zhvillimet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, i cili numëron ditët e fundit në këtë pozitë, ka thënë se arritja e një marrëveshje me Kosovë-Serbi nuk do të kishte sens nëse nuk do të ekzistonte një perspektivë e qartë Evropiane për dy vendet.

“Nga pozicioni i Serbisë, ideja e një marrëveshje me Kosovën do të ketë kuptim vetëm nëse ekziston një perspektivë e qartë e anëtarësimit në Bashkim Evropian”, ka thënë Hahn.

Hidromorava

Hahn në fjalimin e tij të fundit para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka thënë se ishte një gabim historik fakti që nuk iu hapen negociatat e pranimit Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë.

Ai ka thënë se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të inkurajohet të bëjë hapa pozitiv drejt integrimit evropian.

Ndërsa Hahn nuk është përgjigjur në pyetjen e eurodeputetit francez, Thiery Mariani, i cili ka thënë se “Si mund të pyetet Serbia për të njohur Kosovën, kur pesë shtete anëtare të BE-së nuk e kanë bërë një gjë të tillë”./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.