ARKATANA

Franca mbështet marrëveshjen për targat, kërkon zbatimin edhe të marrëveshjeve të tjera

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Franca e ka mirëpritur marrëveshjen për targat e arritur mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të mërkurën në Bruksel.

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, ka thënë se të dyja palët janë pajtuar që pa vonesë, t’i vazhdojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve.

“Nëpërmjet marrëveshjes, të dyja palët u zotuan të marrin masa të menjëhershme për targat për të shmangur përshkallëzimin. Ato ranë dakord gjithashtu që të vazhdojnë pa vonesë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, në bazë të propozimit të bërë nga Përfaqësues i Lartë, me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë”, thuhet në komunikatën për media.

ARKATANA

Franca tutje ka rikonfirmuar mbështetjen e saj të plotë për BE-në, e cila “duhet të mundësojë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Po ashtu, u ka bërë thirrje palëve që të zbatojnë marrëveshjet e arritura, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin.

“Një marrëveshje është thelbësore për të lejuar të dy vendet të bëjnë realitet perspektivat e tyre evropiane. Franca u bën thirrje palëve që të vazhdojnë diskutimet në frymën e kompromisit dhe të zbatojnë marrëveshjet tashmë të arritura, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe”, thuhet tutje në deklaratë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.