ARKATANA

Franca mbështet Gjilanin për përfshirje në rrjetin e qyteteve historike të Europës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot është takuar me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, të cilën e ka informuar për zhvillimet e përgjithshme në Gjilan, duke marrë mbështetjen dhe përkrahjen e fuqishme të saj, për përfshirjen e Gjilanit në rrjetin e qyteteve historike të Europës.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë se ambasadores Daviet i ka dhënë informacionet e përgjithshme për Gjilanin, zhvillimet dhe punët që janë duke u bërë në shumë fusha, nga e cila ka marrë edhe mbështetje për Gjilanin si Qytet Historik.

Mobi Casa

”Sot takova ambasadoren e Francës në Kosovë, të cilën e kam informuar për Gjilanin në përgjithësi, për zhvillimet e ndryshme që kanë ndodhur e po ndodhin, për aspektet e pasura historike që ka Komuna jonë, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme që janë vlera krenarie e Gjilanit. Nga ky takim kam marrë mbështetjen e fuqishme të autoritetit të ambasadores, për përfshirjen e qytetit Gjilanit në rrjetin e gjerë të qyteteve historike të Europës. Kemi me çka të prezantohemi në këtë rrjet, duke nisur nga monumentet dhe elemente të ndryshme e të shumta historike, kulturore, fetare, etj, që si Komunë me rëndësi strategjike për pozitën gjeografike që ka, është interesante dhe me karakteristika që ofrojmë, do të jemi qytet tërheqës me një vëmendje të veçantë në këtë rrjet të qyteteve historike”, tha për këtë takim kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.