United Hospital

Franca i kërkon Kosovës të pranojë propozimin e Borrellit për targat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për targat në Bruksel sot ka reaguar edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Ai tha se vendi i tij shpreh keqardhje që s’u arrit një marrëveshje, duke i bërë thirrje palëve, veçanërisht Kosovës, të pranojnë propozimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që të pranojnë propozimin e BE-së për kompromis, raporton Gazeta Express.

“Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ajo i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Europian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Ai u kërkon të dyja palëve – dhe në veçanti Kosovës – të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Europian”, ka shkruar ai në Tëitter.

United Hospital

Po ashtu, ai tha se Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin e BE-së, por tha se ajo duhet ta bëjë të mundur përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për të ecur përpara drejt një perspektive europiane të të dyja vendeve.

Gjithashtu, ambasadori francez tha se duhet të zbatohet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ajo [Franca] nxit palët që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vijim në frymën e kompromisit dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura tashmë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.