United Hospital

Fragmentarizimi i skajshëm në dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ka kaluar një muaj i plotë nga formimi i Qeverisë së Kosovës, por presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti nuk kanë arritur t’i harmonizojnë qëndrimet rreth dialogut. Ndasia e dy liderëve shtetërorë po vazhdon të jetë evidente, pavarësisht faktit që ndërkombëtarët po kërkojnë aktivizimin e negociatave. Këtë e dëshmon edhe takimi i paparalajmëruar i Thaçit me presidentin serb, rreth të cilit Qeveria nuk u informua fare, shkruan sot Zëri.

Ndonëse thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdimin e dialogut dhe për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi po vazhdojnë, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti nuk po arrijnë të dakordohen rreth procesit të negociatave.

Mobi Casa

Derisa shefi i ekzekutivit nuk po resht së deklaruari që Qeveria e Kosovës, respektivisht kryeministri është ai i cili duhet ta drejtojë procesin e bisedimeve me Serbinë, shefi i shtetit po vazhdon të takohet me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiqin. Para dy ditësh Thaçi njoftoi se në Shtëpinë e Bardhë ka takuar presidentin e Serbisë me ftesë të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.