Fundamenti

Fotoja e shumëpritur: Krenaritë tona pozojnë me medaljet e Lojërave Evropiane

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Tashmë xhudistet tona janë kthyer në vendlindje me tri medalje të fituar nga Lojërat Evropiane.

Një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë ishte bilanci i sportistëve tanë në garat e mbajtura në Minsk të Bjellorusisë.

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë duke u shpallur njëkohësisht edhe kampione e kontinentit të Evropës.

Eco Higjiena

Nora Gjakova nuk ka arritur vendin e parë, pasi që ka humbur në finale dhe në këtë formë ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pozita e tretë i ka takuar Loriana Kukës, e cila pas repechange ka fituar të drejtën t’i takojë medalja e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndryshe, ky ishte edicioni i dytë i Lojërave Evropiane ku marrin pjesë sportistat më eminent evropian. /Telegrafi/