RCCOLA

Fotografi anamoravas që tërë jetën e fokusoi eksodin e shqiptarëve

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Asllan Krasniqi nga Tugjeci i Kamenicës ka shëtitur shumë vende të botës me kriza të ndryshme,por mbi të gjitha ai ka pasqyruar përmes aparatit të tij dhunën,eksodin dhe zhvillimet tjera nëpër vite, që lidhen me fatin e popullit të tij-Kosovës.

Të flasësh dhe shkruash për Asllan Krasniqin vërtet duhet një studim dhe një analizë e hollësishme e punës së tij krijuese që nga vitet 1963. Krasniqi i lindur në Tugjec të Kamenicës tashmë ka bërë një emër të madh e të njohur në mbarë vendet evropiane e botërore ku ndodhen shqiptarët. Jeton në Belgjikë që nga viti 1967.

Aktualisht po qëndron në vendlindje dhe i pasionuar pas aktiviteteve dhe fotografive që lidhen me diasporën ai enkas nga Belgjika ka sjellur disa foto interesante me peizazhe të kohës së pasluftës edhe në Gjilan.

Po kush është Asllan Krasniqi. Thotë se si fotograf autodidakt punën e ka nisur në vitin 1963 kur edhe ka fotografuar refugjatët e parë kosovarë të cilët,në atë kohë,strehoheshin në Maqedoni,për të ikur më pas në Turqi. Në vitin 1966 është diplomuar në kursin për fotografi gjatë shërbimit ushtarak në Slloveni. Kurse në vitin 1967 emigron në Belgjikë duke vazhduar veprimtarinë me emigracionin e parë shqiptarë. Krasniqi tashmë dashurohet në fotografinë dhe aparatin e tij që do ta bartë gjithmonë me vete.

Në vitin 1969 ka vazhduar me korrespondencë kursin e artit fotografik në Paris. Por puna e tij e guximshme dhe profesionale fillon në vitet 1970 ku viziton shumë vende të botës. Vendi i parë ku shkrep aparati i Krasniqit është Turqia,ku ka fotografuar mjediset e refugjatëve shqiptarë si në Stambollë,Bursë,Inegol etj.

Por Krasniqi nuk ndalet vetëm me kaq. Në vitet 1979,1985, dhe 1992 e bënë një cikël fotografish në SHBA. Thotë se ka bërë foto në Vashington,Neë York,Los Angjelos,Holiëood,Beverli Hils,Santa Monika,Universala Studio etj,duke trajtuar tema historike,artistike dhe kulturore. Krasniqi ka bërë foto edhe nga Parisi, Kana,Londra,Vjena,Barcelona,Bukureshti,Budapesti,Varshava,Venecia,.

Edhe tani ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe veprimtaritë që kanë të bëjnë me Kosovën.”S`a herë që dëgjoja emrin Kosovë,ndodhesha atje” shprehet Krasniqi teksa kujton takimet e NATO-së,takimet në Parlamentin Evropian,në Bruksel,në Luksemburg,Paris,Bon,Londër,Rambuje,Hagë.

KKVITI

Gjithashtu ka përcjellur demonstratat,manifestimet e ndryshme,grevat e urisë. Ai ka fokusuar me aparatin tij edhe shumë personalitete si Clinton,Kofi Annan,Havier Solana,Jimi Chee,Toni Bler,Bush etj.

Megjithatë shqetësim kryesor i përhershëm i Krasniqit mbetet pasqyrimi fotografik i çdo gjurme të asaj që ndodhë me popullin e tij.

Është ndoshta i vetmi fotoreporter shqiptarë nga diaspora,i pranishëm në ngjarjet e fundit të tragjedisë së popullit të Kosovës,që ka shoqëruar rrugën e vuajtjeve dhe të dhimbjes së atyre njerëzve. Nëpërmjet objektivit të aparatit të tij,gjatë periudhës prill-maj-qershor 1999 e deri në kthimin e tyre në vendlindje, Krasniqi ka fiksuar çastet nga jeta në kampet e refugjatëve në Belgjikë,Turqi,Shqipëri,e Maqedoni.

Ka një arkiv të eksodit prej 15 mijë fotografive dhe me të njëjtin pasion ka vazhduar dhe përcjellur edhe fillimin e periudhës së rindërtimit. Ndryshe Asllan Krasniqi ka hapur mbi 25 ekspozita në qytete të ndryshme të Belgjikës dhe të Francës, me tema të ndryshme nga eksodi.

Ka besim të plotë se reportazhet e tij që përmbajnë mbi 500 mijë fotografi të realizuara,e, punuara vullnetarisht do të mbeten si një dëshmi e gjallë që askush mos ta harrojë atë që ka ndodhur me popullin shqiptarë.

Ndërkaq ai këto ditë planifikon që edhe në Kosovë nga datat 2 dhe 4 gushtë të hap ekspozitë me pamje nga eksodi edhe në Prishtinë e Mitrovicë./rajonipress/