RCCOLA

Foto Strakosha sqaron spekulimet lidhur me djalin e tij, Thomas

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Foto Strakosha ka folur rreth shumëçkaje që është shkruar dhe thënë kohët e fundit rreth djalit të tij, Thomas, i cili nuk po luan qe një kohë te Lazio.

“Po të më lejoni, dua të bëj një korrigjim të vogël. Thomasi ka shumë kohë që nuk është në pankinë për arsye dëmtimi. Mua më intereson të kthehet shëndoshë e mirë në pankinë, sa për aktivizimin, vendos trajneri. Besoj se javën e ardhshëm do të vazhdojë stërvitjen me ekipin. Po stërvitet individualisht, por them se do të bashkohet me ekipin”, ka thënë ai në Zona Gol, transmeton SuperSport.

Lidhja me Borussia Dortmundin: “Më bëhet qejfi që e hapët si temë, ndoshta është keqkuptuar intervista e tij. Ishte në Gjermani për fizioterapi dhe e morën në intervistë. Në intervistë ka respektuar ekipin e Lazios, ku ka shkuar që 17 vjeç, e përmendi dhe tha që Lazio është shtëpia e dytë. Pyetja ka qenë: ‘Kur të përfundojë kontrata dhe nëse te jepet mundësia të luash në Gjermani, a do të të pëlqente t’i bashkoheshe Dortmundit?’ Përgjigjja ka qenë e sinqertë: ‘Jam i lumtur te Lazio, por kush nuk do të donte të luante me Dortmundin?!”.

RCCOLA

Raportet me klubin e Lazios: “Jam krenar për Thomasin, është përpjekur shumë kaq vite te Lazio. Respekti dhe dëshira është reciproke. Shumë thashetheme dhe shumë fjalë mund të dëgjosh, janë bërë shumë portale”.

“Gjithsesi, dua t’ju bëj me dije se për asnjë moment Tomi nuk ka pasur konflikte me stafin apo lojtarët, sikurse shkruhet nëpër disa sajte. Me deklaratën që nxori Lazio, u kuptua qartë se respekti dhe mënyra e të sjellit si profesionistë ka qenë nga të dyja palët. Nuk ka shanse të ketë konflikte ndaj një trajneri me të cilin ka punuar prej kohësh” – është shprehur ish-portieri.