FITORJA

Forumi i Grave Gjyqtare dhe Prokurore zhvillon takimin e parë për vitin 2019

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të premtën, në Gjilan, është zhvilluar takimi i parë për vitin 2019, i grave Gjyqtare dhe Prokurore, në regjionin e Gjilanit.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar, është diskutuar rreth ndryshimit të Statutit të Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore (FGGJP), si dhe hartimi i planit të punës për tre mujorin e parë të këtij viti.

Kryesuesja e këtij forumi, në regjionin e Gjilanit, prokurorja Rozelida Manastiri, theksoi se qëllimi i forumit është që të fuqizojë praninë e femrave në sistemin e drejtësisë, në veçanti të gjyqtareve dhe prokuroreve, me një zë unik dhe vizion për të promovuar barazi dhe respekt për të gjithë, si dhe krijimin e një ambienti, ku femrat do të kenë mundësinë dhe mbështetjen për ndryshim përmes pjesëmarrjes aktive, për një sistem ligjor, ku të gjithë njerëzit do të trajtohen me dinjitet dhe barazi.

Mobi Casa

Kryesuesja, pastaj shtoi se, puna e forumit do të mundësojë përmirësimin e pozitës së gjyqtareve dhe prokuroreve aktuale, si dhe të gjeneratave të ardhshme.

Gjithashtu, në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, i cili përgëzoi forumin për aktivitetin e deri tanishëm, si dhe u shpreh i gatshëm, që edhe në të ardhmen të ofrojë përkrahje të vazhdueshme, në punën e forumit dhe në inkurajimin dhe mbështetjen në fuqizimin e gjyqtareve dhe prokuroreve, si dhe në ngritjen e vetëdijes publike mbi kontributin e gjyqtareve dhe prokuroreve në sistemin e drejtësisë, posaçërisht në regjionin e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.