Eko Higjiena

Forumi Alpbach jep bursa për studentët e UBT-së

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Dy studentë të UBT-së, Jonida Xhema dhe Edison Rama janë fitues të bursës për të qenë pjesë e Forumit Evropian të Alpbach në Austri, që do të organizohet në muajin gusht 2015.

Kjo është bërë e ditur sot, në një takim të rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi me, Shkumbin Asllani nga Alpbach Kosova.

Rektori Hajrizi dhe z.Asllani, me këtë rast, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis UBT-së dhe Alpbach Kosova, e cila vendos themelet e bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve dhe krijon mundësi shumë të mëdha për stafin dhe studentët e UBT-së.

Mobi Casa

Forumi Evropian Alpbach mbledh pjesëmarrës të ndryshëm: studentë, shkencëtarë, juristë, ekonomistë, gazetarë si dhe politologë të rinj nga e gjithë Evropa. Ai është një mundësi e mirë për studentët dhe të rinjtë të cilët dëshirojnë të krijojnë kontakte ndërkombëtare në fushën e shkencës, dijes dhe karrierës profesionale.

Forumi Alpbach Evropian (EFA) është një platformë ndërdisiplinore për shkencë, politikë, biznes dhe kulturë, i themeluar në vitin 1945./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.