RCCOLA

Fortuna Duesseldorfi kërkon Xhakën e Mehmedin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Bernë – Skuadra e Bundesligës gjermane në futboll, Fortuna Duesseldorf, është e interesuar që gjatë afatit kalimtar të janarit të sigurojë shërbimet e dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka e Admir Mehmedi, bën të ditur “Fussball.ch” të dielën.

Xhaka, 20-vjeçar, është pjesë e skuadrës gjermane Borussia Moenchengladbach, mirëpo aktualisht po luan rolin e rezervistit dhe ka gjasa që të huazohet te Duesseldorfi në janar për të fituar minutazhë më të madhe dhe për t’u adaptuar në futbollin gjerman. “Mesfushori qendror 20-vjeçar për herë të fundit në Bundesligë ka qenë titullar i Gladbachut në sfidën e 20 tetorit kundër Werder Bremenit.

Mobi Casa

Tash mund të hapet një derë për reprezentuesin e Zvicrës që ka kontratë deri në vitin 2017 me Gladbachun. Fortuna Duesseldorfi është duke menduar për ta huazuar atë”, ka shkruar “fussball.ch.