FITORJA

“Fortesa”, vërejtje dhe kërkesa për Buxhetin e vitit 2015

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – “Organizatat e shoqërisë civile do të mund të ndihmonin duke ofruar pikëpamje për buxhetin, angazhim në vetëdijesimin dhe konsultimin e qytetarëve, por mjerisht OJQ-të janë lënë tërësisht jashtë procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2015”, kështu ka deklaruar Amir Jakupi, përfaqësues i OJQ “Fortesa”.

Sipas tij, draft-buxheti përmban lëshime e mangësi dhe nuk garanton zhvillim ekonomik e mirëqenie për qytetarët. “Të jepen 25 mijë euro për rregullimin e ngrohjes qendrore për objektin e drejtorisë së Kulturës, një objekt totalisht të pashfrytëzueshëm, e të mos mendohet për një shkollë fillore në Berivojcë, apo pastrimin e lumit në Koretin, kjo është e papranueshme për qytetarët”, ka theksuar Jakupi.

Ai ka kërkuar nga organet përgjegjëse, që në buxhetin e vitit të ardhshëm të bëjnë edhe përfshirjen e premtimeve elektorale. “Qytetarët presin përmbushjen e premtimeve nga kjo qeveri komunale. Rregullimi i parkut prapa qendrës për punës sociale, rekonstruimi i stadiumit të qytetit, ndërtimi i ujësjellësit në Muciverc, rregullimi i shtratit të lumit dhe ujësjellësit në Hogosht, do të duhej të ishin në listën e projekteve për realizim”.

ARKATANA

E papranueshme sipas Jakupit, është ulja e fondeve për subvencione e investime kapitale dhe rritja e shpenzimeve, përfshirë blerjen e veturave, mallra dhe shërbime.

“Fortesa” në konsulta edhe me qytetarët vlerëson se; Pastrimi i lumit në Koretin, Ndërtimi i një shkolle të ciklit të ulët në Berivojcë, regullimi i stadiumit të qytetit, Ndarja e mjeteve për eliminimin-trajtimin e qenve endacak, janë projekte dhe probleme, me të cilat qeverisja komunale do të duhej të merrej që në fillim të vitit të ardhshëm.

Amir Jakupi, përfaqësues i OJQ “Fortesa”, organizatë partnere e KDI-së në monitorimin e komunës së Kamenicës, kërkon nga anëtarët e Kuvendit Komunal që të jenë konstruktiv, njëherit të përkushtuar dhe syçelë gjatë miratimit të buxhetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.