FIDANISHTJA

Fortesa: LDK dhe VV të distancohen nga shpifjet e Rrudhanit dhe Thaçit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – OJQ “Fortesa” reagon ndaj sulmeve të dy asambleistëve komunalë, Arsim Thaçi dhe Besnik Rrudhani në seancën e sotme të Kuvendit. “Fortesa” kërkon nga LDK dhe VV të japin shpjegime dhe të distancohen nga akuzat dhe shpifjet e këtyre individëve që i përfaqësojnë në Kuvendin Komunal. “Pohimet e Arsim Thaçit dhe Besnik Rrudhanit për afërsi dhe klientelë me pushtetin, janë të pavërteta dhe të pasakta.

“Fortesa”, ashtu sikurse organizatat e tjera përfituese ka pranuar një fond nga Komuna dhe e ka kryer me sukses një vizitë studimore-punëtori në Ohër të Maqedonisë, si pjesë e një projekti afatgjatë për fuqizimin e shoqërisë civile në Kamenicë”, thuhet në reagim.

Hidromorava

“Fortesa” kërkon nga Arsim Thaçi e Besnik Rrudhani, në vend se të luajnë rolin e zhurmuesve, shpifësve e trilluesve, të paraqesin hallet e brengat e qytetarëve në Kuvend e të kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre. “Komplekset e tyre nuk janë për tu shfaqur në Kuvend. Me këto dhe veprime të tjera, këta asambleistë po vërtetojnë se nuk e kanë përgatitjen dhe pjekurinë e duhur për të qenë përfaqësues të qytetarëve në organin më të rëndësishëm të Komunës. Tendencat e tyre për të ushtruar presion ndaj organizatës sonë, janë të mjera dhe te kota. Edhe njëherë kërkojmë nga subjektet politike LDK dhe VV që të distancohen nga gjuha denigruese dhe sulmet e këtyre këshilltarëve, që më së paku janë zë i qytetarëve në Kuvend. Ne besojmë se deklaratat e tyre janë personale dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin politik te LDK-se dhe VV-se”, përfundon reagimi. OJQ “Fortesa” kërkon nga qeveria komunale t’i kushtojë më tepër vëmendje dhe të krijojë më shumë hapësirë e mundësi për bashkëpunim me OJQ-të./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.