Hidromorava

Fortesa – Kuvendit: Mos e prekni fondin e OJQ-ve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Organizata Joqeveritare “Fortesa”, reagon ndaj vendimit të Komitetit për Politikë dhe Financa për ridestinimin e rreth 10 mijë eurove, të parapara për të mbështetur Organizatat e shoqërisë civile.

Përfaqësuesi i OJQ “Fortesa”, Amir Jakupi, konsideron se përpiluesit e agjendave të legjislativit kanë bërë një veprim të pamatur, në kundërshtim me rregulloret dhe në një kohë kur nuk është bërë rishqyrtimim i buxhetit komunal.

“Anëtarëve të KPF-së në mbledhjen e fundit iu servua një pikë e rendit të ditës, me një gjysmë fjalie, pa arsyetime, e pa propozim-vendim. Kryetari i komunës, i cli shpeshherë merr rolin e drejtuesit të seancave, u mundua ta kalonte sa më shpejtë votimin e saj, duke mos dhënë asnjë arsyetim pse po preket fondi i OJQ-ve, i miratuar nga legjislatura e kaluar”, ka thënë përfaqësuesi i kësaj organizate, Amir Jakupi.

Mobi Casa

Ai ka kërkuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal, që të mos bien pre e shkeljeve ligjore dhe vendimeve të kontrabanduara, siç ka ndodh në disa raste ku është dëmtuar buxheti komunal.

“Komuna e Kamenicës qëndron jashtëzakonisht keq me transparencën dhe llogaridhënien, andaj fondi prej 25 mijë eurove do të duhet të shkonte në drejtim të përmirësimit të gjendjes, ku OJQ-të do të krijonin ura lidhëse mes pushtetit e qytetarit. Fortesa kërkon nga ekzekutivi e legjislativi i Kamenicës që të mos e prekin fondin e OJQ-ve, por sa më parë ta shpallin konkursin për aplikim dhe t’iu jepet mundësi OJQ-ve të aplikojnë me ide e projekt-propozime”, ka theksuar Jakupi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.