Uji Dea

“Fortesa” e Sinani dakordohen për të shtuar numrin e mjekëve në teren

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kamenicë – Përfaqësues të Organizatës Joqeveritare “Fortesa” kanë zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Kamenicës, Begzad Sinani, nënkryetarin Fatmir Matoshi dhe kryesuesin e Kuvendit, Bajram Dërmaku, të cilëve ua ka prezantuar analizën, që ka për qëllim të ndikoj tek organet vendimmarrëse të ndërmarrin veprime drejt përmirësimit të gjendjes në shëndetësi, rritjen e numrit të mjekëve dhe organizimin e mirëfilltë në këtë sektor.

Amir Jakupi, përfaqësues i organizatës, njëherit koordinator i projektit që menaxhohet nga KDI-ja, tha se mungesa e mjekëve nëpër Ambulancat Shëndetësore në fshatra të Kamenicës është shqetësim i vazhdueshëm i banorëve lokalë. “Për një shërbim më elementar, njerëzit duhet të përshkojnë kilometra të tëra. Kjo situatë është e papranueshme, sidomos për të moshuarit tek të cilët problemet shëndetësore janë më të shpeshta”.

Jakupi ka thënë se marrë parasysh numrin e pamjaftueshëm të mjekëve dhe pengesat nga Ministria e Shëndetësisë, si zgjidhje më e mirë e momentit mund të ishte puna me orar të zgjatur në QKMF në Kamenicë dhe QKMF-të në Hogosht e Roganë, për të pasur mundësi të mbulohen zonat pa mjekë.

Mobi Casa

Kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, mirëpriti idetë dhe alternativat e zgjidhjes së këtij problemi dhe premtoi angazhim konkret për sjelljen e mjekut sa më afër qytetarit. “Shoqëria civile, kam thënë dhe po e përsëris, i ka gjithmonë dyert e hapura në Komunë. Mirëpres çdo ide dhe rekomandim për zgjidhjen e problemeve. Jam i vetëdijshëm për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, por në ditët e ardhshme do të takohem me ministrin e shëndetësisë, të cilit do t’ia paraqes kërkesat për rritjen e numrit të mjekëve dhe një furnizim më të mirë me barna esenciale. Edhe rekomandimet e alternativat e organizatës ‘Fortesa’, do t’i propozoj për diskutim në një nga mbledhjen e Kuvendit Komunal”, theksoi kryetari Sinani.

Edhe nënkryetari Matoshi dhe kryesuesi Dërmaku, e vlerësuan si shumë të rëndësishëm rolin dhe angazhimin e shoqërisë civile për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.