RCCOLA

“Fortesa”: Arsim, merru me veten

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

OJQ “Fortesa” reagon ndaj të pavërtetave të asambleistit, Arsim Thaçi. “Shpifjet e sotme të Thaçit në media, janë të njëjta me ato të djeshmet në Kuvend. Personazhi kontravers, me një të kaluar të kritikuar politike, përpara se ta akuzoj dikë, duhet të merret me vetveten”.

“Para se të merresh me projektet, aktivitetet dhe fondet tona, ti duhet të shqetësohesh për disa çështje personale: Lënia pa mësim tre muaj rresht e nxënësve të Desivojcës, uzurpimi i orëve të të ndjerit Heset Matoshi në shkollën e Koretinit, dyshimet për keqpërdorim të fondeve të partisë në 2010, përjashtimi nga strukturat e Vetëvendosjes, braktisja-aderimi nëpër parti politike, shpërbërja e VV-së, etj.”

”Fortesa” i thotë Thaçit se: Nuk kemi asnjë arsye të të japim llogari e raporte për aktivitetet tona, ty dhe informatorëve tu -pjesëtarë të shoqërisë civile. Janë donatorët dhe komisionet që mbikëqyrin shkallën e realizimit të projekteve.

Fundamenti

Hipokrizia e Arsimit, vazhdon reagimi i “Fortesës”, shkon aq larg, sa e quan servile të pushtetit, një organizatë me 14 vjet punë e aktivitet.

“Të tillë zhurmues, nuk i duhen legjislativit të Kamenicës. Një pjesë të madhe të fajit, e bartë kryesuesi i Kuvendit që e shkel me dy këmbë rregulloren e punës dhe lejon që asambleistë të sojit të Arsim Thaçit, ta nëpërkëmbin dhe shndërrojnë Kuvendin në institucion qesharak e të papërgjegjshëm.

OJQ “Fortesa” thekson se reagimet, shpifjet dhe gënjeshtrat e një dite më parë në media, janë kryekëput të delegatit Arsim Thaçi, sepse me vendim të kryesisë qendrore të VV-së në dhjetorin e vitit të kaluar janë shpërbërë të gjitha organet e degës në Kamenicë thuhet në reagim./rajonipress/