Formula natyrale për reduktimin e kolesterolit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

A e dini se konsumimi i ekstrakteve të patëllxhanit për një javë, njëherë në muaj, mund të jetë e shkëlqyeshme për të mbajtur nën kontroll nivelin e kolesterolit dhe për të parandaluar problemet me qarkullimin e gjakut?

Reduktimi i kolesterolit është sfidë e madhe për shumicën e njerëzve. Aktualisht është një nga problemet më të zakonshme. Është mire të mbahet nën kontroll për të shmangur sëmundjet kardiovaskulare. Janë disa ushqime që ofrojnë dobi në ekuilibrin e kolesterolit:

Hudhra

Lajthitë

Kuinoa

Tërshëra

Karota

Artiçoku

Avokado

Xhenxhefili

Mollët

Eco Higjiena

Dardhët

Selino

Ushqimi i mirë dhe ilaçet natyrale adekuate janë bazë për reduktimin e kolesterolit dhe përmirësimin e gjendjes së gjakut në përgjithësi. Me ushqime të ndryshme të shëndetshme mund të merreni edhe me çrregullimet tjera që pasojnë si trigliceridet, glukuzën, mbipeshën.

PATËLLXHANI Patëllxhani është një ushqim antik që përdoret që dy mijë vjet. Më parë kishte një reputacion jo të mirë. Kjo falë faktit se njerëzit nuk kanë ditur si ta konsumojnë, duke shkaktuar telashe në tretje dhe probleme tjera. Për këtë arsye ju rekomandojmë ta konsumoni të zier ose si pjesë e përgatitjeve tjera. Kjo perime ofron shumë ujë dhe sasi me vitamina A, B dhe C dhe minerale si fosfor, hekur, magnez dhe kalcium.

VETITË E PATËLLXHANIT:

Relakson sistemin nervor. Lufton mbajtjen e lëngjeve dhe fryrjet. Lehtëson shërimin e plagëve dhe hemorragjinë. Rregullon hipertensionin arterial. Lufton pagjumësinë. Eliminon helmet nga trupi. Qetëson dhimbjet. Lehtëson procesin e tretjes.

Përbërësit:

2 patëllxhanë (vetëm lëvoren)

Lëngun e limoni 2 gota ujë (400 ml) Përgatitja dhe konsumi:

Së pari, pastroni pangjarët dhe i qëroni. Lëvoret i vendosni në kavanoz bashkë me lëngun e limonit dhe ujin. E mbuloni dhe e lini për 24 orë. Më pas e kulloni lëngun dhe e pini gjatë gjithë ditës.

(Kosova Sot)