Eko Higjiena

Formohet shoqata e bizneseve të Komunës së Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Në mbështetjen e HELVETAS-sit, projektit APR (Aftësitë për Punësim Rural) është mundësuar konstituimi i shoqatës së bizneseve të Kamenicës. 

Në kuvendin themelues morën pjesë 29 pronarë të bizneseve të ndryshme që e ushtrojnë veprimtarinë në Komunën e Kamenicës. Nga HELVETAS-si morën pjesë: Luan Hoti, menaxher i këtij projekti dhe Vlora Kastrati, zyrtare e projektit.

Në kuvend mori pjesë kryetari i komunës z. Begzad Sinani, drejtoresha e Buxhetit dhe Financave, Shejnaze Masurica, drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Ferdane Rudhani, e cila edhe njëherazi e hapi këtë kuvend.

Kjo ide ishte e iniciuar nga drejtoria përkatëse e mbështetur nga HELVETAS dhe kryetari i Komunës, i cili para një viti e kishte nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit. Menaxheri i projektit APR, Luan Hoti tha se HELVETAS, në Komunën e Kamenicës, ka zhvilluar aktivitete që nga viti 2001, që nga ajo kohë janë realizuar shumë projekte në dobi të komunës dhe qytetarëve.

Uji Dea

Kryetari Sinani foli për rëndësinë e formimit të shoqatës e cila ka për vet bizneset dhe qytetarët. Zhvillimi i biznese duhet mbështetur sepse forcimi i tyre ndikon në zbutjen e papunësisë,vetëm të bashkuar dhe të organizuar ju mund t’i mbroni interesat e juaja tani ju do të keni një adresë, dhe ju premtoj për mbështetje dhe ju siguroj një ambient për veprimin e kësaj shoqate.

Me aklamacion u zgjodhën udhëheqësit e shoqatës: Kryetare u zgjodh Arta Jerliu, zv/ Kryetarë Nexhmedin Kryeziu, dhe sekretare Mirlinda Morina./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.