RCCOLA

Formohet grupi punues që do të merret me menaxhimin e aktiviteteve për mbrojtje të ambientit

/ 1 minutë lexim

Viti – Me qëllim të menaxhimit të aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtij viti për mbrojtjen e ambientit, kryetari i komunës Sokol Haliti ka formuar grupin punues të përbërë nga drejtor të Drejtorive komunale, të cilët do të merren me organizimin e këtyre aktiviteteve.

Uji Dea

Gjithashtu përmes këtij grupi punues, synohet të parandalohet hedhja e mbeturinave vend e pa vend, të mbahet një ambient i pastër dhe i shëndetshëm, si dhe krijimi i hapësirave të gjelbëruara./rajonipress/