Formimi i batalionit serb brenda FAK-ut – i rrezikshëm
Krijimi i një ushtrie të veçantë për serbët e veriut do ta vuloste përfundimisht ndarjen e Kosovës. Kjo madje do të ishte një indikacion për një luftë të brendshme mes FAK-ut dhe kësaj ushtrie paralele, thonë ekspertë të çështjeve ushtarake.
Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, thotë se ua la një porosi pasuesve të tij, që të kishin kujdes dhe të mos pranonin asnjëherë idenë që brenda FAK-ut të ekzistojë një batalion i tëri me serbë, raporton KTV.
Këtë ide për batalionin me serbë e kishte dhënë ish-ministri Aleksandër Jabllanoviq.
KTV ka kontaktuar zëdhënësin Arban Abrashi, i cili ka propozuar që pyetjet t’i drejtohen Ministrit të FSK-së, Haki Demolli.
E ky i fundit ka propozuar që pyetjet t’i kthehen sërish zëdhënësit të qeverisë, transmeton Koha.net.
Derisa qeveria po hesht për këtë çështje, në FSK thonë se atyre kurrë nuk iu kërkua një gjë e tillë.
http://koha.net/?id=27&l=58006


