Uji Dea

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kur na ndajnë edhe tri ditë nga sfida me Izraelin, rivali direkt i Shqipërisë, stafi teknik i Kombëtares kuqezi po ndërton pak e nga pak strukturën e 11-shes së parë, me të cilën do të prezantohen në këtë 90-minutësh. Kombëtarja po vijon përgatitjet me intensitet të lartë për sfidën e 12 nëntorit me Izraelin, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe është e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Me anë të tri seancave stërvitore dhe takimeve kokë më kokë me të gjithë lojtarët, tekniku De Biasi ka arritur të konstatojë formën dhe gjendjen e çdo futbollisti që ka thirrur për këtë sfidë delikate, ndërsa tashmë puna është përqendruar në ndërtimin e strukturës së skuadrës.

Gjendja jo e mirë fizike e një pjese të lojtarëve ka bërë që trajneri të provojë në këto tri seanca thuajse të gjithë futbollistët, me qëllim që të hedhë në fushë 11-shen më në formë për momentin.

Formacioni i mundshëm

Kur na ndajnë edhe tri ditë nga sfida me Izraelin, rivali direkt i Shqipërisë, stafi teknik i Kombëtares kuqezi po ndërton pak e nga pak strukturën e 11-shes së parë, me të cilën do të prezantohen në këtë 90-minutësh.

Duhen edhe gjashtë seanca të tjera stërvitore që De Biasi të përcaktojë përfundimisht formacionin me 11 titullarët, por, nga sa u kuptua nga stërvitja e pasdites së djeshme, italiani nuk është i bindur për repartin e mesit të fushës, i cili do të përbëhet nga pesë lojtarë.

Uji Dea

Teksa mbrojtja ka marrë formë me katërshen: Mavraj e Gjimshiti në qendër, të mbështetur në të majtë nga Agolli dhe Hysaj në të djathtë. Për një vend në qendër të mbrojtjes do të luftojnë Veseli, Ajeti e Gjimshiti, ku i fundit duket se ka më shumë përparësi se dy kolegët e tjerë.

Mesfusha

Në repartin ndërlidhës të skuadrës, janë disa lojtarë që do përpiqen t’i mbushin “mendjen” De Biazit për një vend titullari. Nga çka la të kuptohet nga seancat stërvitore të djeshme, italiani pritet të rreshtojë një mesfushë shumë të ngjeshur, duke aktivizuar Xhakën, Abrashin dhe Kukelin në vijë të drejtë para mbrojtjes së mbështetur nga Llullaku dhe Memushaj para tyre.

Sulmi

Bekim Balaj, me dy golat që i shënoi Zenitit në fundjavë, duket se e ka rezervuar vendin e titullarit. Ky ishte një nga variantet që italiani testoi dje, pasi në varësi të skemave, ndryshonte edhe formacioni. Gjatë ushtrimeve të ndryshme, janë aktivizuar edhe lojtarë si Lila, Roshi, Hyka, Mavraj e Çani, të cilët shkartiseshin me lojtarët e sipërpërmendur./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.