Forcojeni imunitetin me këto ushqime

Mjalti përmban substanca që veprojnë si antibiotikë. Ai siguron mbrojtjen e shkëlqyeshme nga infeksionet në pjesën e sipërme të fytit, duke parandaluar kollitjen dhe dhimbjet në fyt. Mjalti ndihmon edhe me rastin kur vjen deri te infeksioni në këtë segment, por jo edhe mjalti i cili është përpunuar në mënyrë termike.
Secili njeri mesatarisht ftohet dy deri në katër herë gjatë vitit, por fakt është që ata që kujdesen për ushqimin e shëndetshëm më rrallë sëmuren. Në vazhdim do të paraqesim ushqimet që ju ndihmojnë të forconi imunitetin.
Zinku për organizëm më të fortë
Nëse dy deri në tri herë gjatë javës hani nga një porcion të mishit të viçit dhe çdo 15 ditë mushkëri, do ta furnizoni organizmin me sasinë e nevojshme të zinkut. Për ftohjen rekomandohen sprejet për hundë me zink. Në vjeshtë, dimër dhe pranverë duhet që të merrni pilula me zink. Preparatet e kombinuara të zinkut me vitaminë C nuk janë të nevojshme pasi që rritja e sasisë së vitaminës C shumë lehtë mund të përmirësohet me konsumimin e ushqimeve të caktuara. Në ushqimet e pasuara me zink bëjnë pjesë mishi i viçit, mushkëritë, fara të lulediellit etj..
Probiotikët
Probiotikët janë baktere të acidit të qumështit dhe nga maja e kërpudhave të cilat janë të dobishme për zorrën e trashë dhe forcojnë masat mbrojtëse të organizmit. Zorrët janë organet imunologjike më të rëndësishme në trup. Dy të treta e forcave mbrojtëse është e vendosur në zorrë, ndërsa probiotikët kontribuojnë në forcimin e tyre. Megjithatë, nuk duhet që të blini prodhime të shtrenjta të cilat shpesh përmbajnë sheqer dhe yndyrë. Edhe qumështi i thartë, lakra e freskët turshi dhe perimet nga turshitë janë të pasura me probiotikë. Nëse çdo ditë pini nga një gotë me jogurt apo hani lakra turshi, do t’i forconi masat mbrojtëse në organizëm.
Xhenxhefili
Xhenxhefili me shekuj përdoret për lehtësimin e problemeve të ndryshme të stomakut dhe çrregullimeve tretëse. Nxit punën e sistemi tretës dhe përshpejton absorbimin e të gjitha materieve ushqyese që luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit. Përdorni xhenxhefil të freskët, sepse ka veprim më efikas. Xhenxhefili i thatë, i zier ose në pluhur po ashtu ka veçori të shkëlqyeshme shëruese, por pak më të dobëta se xhenxhefili i freskët. Më e mira që mund të bëni për imunitetin tuaj është të pini çaj të nxehtë me pak xhenxhefil.
Mjalti
Mjalti përmban substanca që veprojnë si antibiotikë. Ai siguron mbrojtjen e shkëlqyeshme nga infeksionet në pjesën e sipërme të fytit, duke parandaluar kollitjen dhe dhimbjet në fyt. Mjalti ndihmon edhe me rastin kur vjen deri te infeksioni në këtë segment, por jo edhe mjalti i cili është përpunuar në mënyrë termike. Edhe poleni i luleve forcon sistemin imunitar. Qumështi i ngrohtë me mjaltë nuk do të lehtësojë dhimbjet në fyt, ngase qumështi i këtillë shkatërron materiet aktive nga mjalti. Më së miri është që ta ngrohni mjaltin me peptide antimikrobe.