ARKATANA

Forcimi i shërbimeve për diasporën – bashkëpunim i ri mes Komunës së Kamenicës dhe GIZ-it

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, është takuar me përfaqësuesin e GIZ-it, koordinatorin për bashkëpunim me diasporë, z. Xhelal Derguti, për të diskutuar mbi hapat e ardhshëm në fuqizimin e shërbimeve komunale ndaj mërgatës.

Ky takim shënon një vazhdimësi të angazhimit të Komunës së Kamenicës në përfshirjen e diasporës në proceset e zhvillimit lokal, duke u bazuar në hulumtimin e realizuar nga Instituti GAP dhe duke kaluar tashmë drejt projekteve konkrete me mbështetjen e GIZ-it.

KKVITI

“Kamenica është komuna e vetme që ofron shërbime dhe projekte konkrete në lidhje me diasporën. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve me bashkatdhetarët tanë dhe rritjes së rolit të tyre në zhvillimin e komunës”, theksoi Leka.

Leka falënderon z. Derguti dhe ekipin e GIZ për gatishmërinë e tyre, duke riafirmuar se shërbimet dhe projektet e reja do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe diasporën kosovare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.