UBT

Forca ushtarake me armatim të rëndë drejt bazës “Jug” në Bujanoc?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Rreth orës 17:30 minuta të ditës së martë, kolona me makineri ushtarake të Republikës së Serbisë, ka bërë transportimin e ushtarëve dhe armatimit të rëndë.Kolona me rreth dymbëdhjetë makineri të rënda ushtarake nga drejtimi i Vranjës janë drejtuar drejt bazës “Jug” në Luginë të Preshevës, respektivisht në periferi të Bujanocit.

Kamionët, përveç që bartinin ushtarët, prapa tërhiqnin edhe topat e kalibrit të madh, raporton Titulli.com.

Hidromorava

Një lëvizje e ngjashme e forcave të armatosura të shtunën, më 27 qershor, ishte regjistruar edhe në fshatin Tërnoc, kur makineria ushtarake po bënte lëvizjen nga Tërnoci në drejtim të Bujanocit.

Deri më tani nuk ka asnjë informatë nga zyrtarët për lëvizjet e forcave në fjalë./Titulli.com/