Forca e Ndryshimit merr mbështetje të madhe nga Petrovci

Kamenicë – Petrovci është një pjesë e veçantë e Kamenicës, ne morëm një mbështetje për të vazhduar drejt rrugës së fitores nga këta banorë duke qenë besnik ndaj numrit 94 ka thënë Kujtim Gashi kandidat i PDK-së për kryetar komune në Kamenicë.
Ne do të ofrojmë kushte të reja këtyre banorëve, do të rregullojmë problemin e ujit të pijshëm, do të investojmë në ambulantën e mjekësisë familjare, dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Petrovci do të ketë rol në vendimmarrjen e komunës së Kamenicës, andaj banorët e Petrovcit janë me forcën për ndryshim, ata do të votojnë për ndryshimin e komunës së Kamenicës, ne së bashku do të arrijmë fitoren e 22 tetorit ka thënë Kujtim Gashi./rajonipress/