Fundamenti

Forca e Diasporës kërkon zgjidhje politike në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Forca e Diasporës për Atdheun iu bën apel të gjitha subjektet politike që t’i lënë anash interesat individuale e klanore dhe gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e krizës në Kosovë.

Një grup bashkatdhetarësh që përfaqësojnë Forcën e Diasporës për Atdheun (FDA) i bëjnë apel të gjitha subjektet politike në Kosovë, që t’i lënë anash interesat individuale e klanore dhe gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në Kosovë. FDA kërkon dialog brenda spektrit politik kosovar.

“Është i pa pranueshëm fakti se po bëhen dy vite të bllokadave inatçore të cilat nuk sollën asnjë dobi për vendin përkundrazi, stagnim e kthim mbrapa. Përderisa klane të caktuara politike kalkulojnë për interesat e pushtetit qytetarët e vendit vazhdojnë të thellohen në varfëri”, thuhet në reagimin e FDA-së.

Eco Higjiena

Të gjitha subjektet politike, pa përjashtim, sipas tyre, kanë harruar misionit për të cilin janë të thirrura, duke u vënë në shërbim të agjendave “pushtetmbajtëse respektivisht pushtetmarrje duke mos zgjedhur as mjete qoftë edhe ato të kundërligjshme”.

“Mirëqenia e qytetarëve duhet të kthehet urgjentisht në agjendat e politikës kosovare. Në këtë kontekst kërkohet seriozitet dhe bashkëpunim i të gjithë akterëve, duke kërkuar zgjidhje politike në mënyrë të civilizuar dhe demokratike. Njëherësh u bëjmë thirrje për konsensus dhe bashkëpunim të plotë, kur janë në pyetje temat me interes nacional”, konsideron FDA.

Po ashtu Forca e Diasporës kërkon që të krijohen grupe serioze ekspertesh “të cilat mund dhe dinë të ulen në tavolinat e bisedimeve dhe të heqin dorë nga përfaqësimi militantesk, i cili po i shkakton dëme të pariparueshme vendit”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.