UBT

Forbes: 10 arsyet pse Dua Lipa do të bëhet yll i madh i muzikës pop

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Revista prestigjioze Forbes i ka kushtuar një artikull këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipa, duke parashikuar se ajo do të bëhet një yll i madh botëror i muzikës.

E ka të vështirë t’ia shqiptosh emrin. (Të huajt e kanë të vështirë ta thonë emrin – “dwa” apo “duwa”). Revista sqaron se emri i saj është në shqip dhe nënkupton ‘dashuri’.

2. Muzika e saj është e nivelit të lartë. Në gjashtë muajt e fundit ajo është krahasuar me disa prej artistëve më me nam dhe pritshmëritë janë të mëdha.

3. Ajo nuk mund të ndalet. Statistikat tregojnë se këngëtarja është në ngritje të vazhdueshme dhe tash numëron dhjetëra miliona klikime në YouTube.

4. Ajo ka një llogari të bukur të Instagramit. Me një koleksion shumëngjyrësh ‘selfiesh’, foto promovuese dhe video, Dua qe një kohë po e kultivon bazën e saj të fansave në rrjetet sociale. Për këtë e ndihmon fakti se ajo është jashtëzakonisht me stil me një prapavijë prej modeleje. Aktualisht ajo numëron mbi 75 mijë ndjekës në Instagram, trasnmeton gazeta Kosova Sot Online.

5. Është një fëmijë ndërkombëtar dhe tmerrësisht e pavarur. Lipa ka lindur në Londër, por familja e saj e quan shtëpi Kosovën. Dua ka jetuar në Prishtinë për një kohë të shkurtër si e re, ndërsa në moshën 16 vjeçare u kthye në Londër për ndjekur karrierën e saj muzikore. Ajo tash është vetëm 20 vjeçe dhe njihet gjithkund.

Uji Dea

6. Muzika e saj tashmë është vlerësuar me disa çmime.Dua Lipa ka pasur një vit fantastik, duke u përfshirë në garën e 15 artistëve që konkurruan për Zërin e Vitit nëBBC.

dua27. “Warner Bros Records” panë talentin e saj dhe ajo është duke incizuar albumin debutues. Akoma nuk ka një datë zyrtare për albumin, pos që do të lansohet gjatë këtij viti.

8. Ky është hap i madh për Lipën. Këngët e reja nën ombrellën e “Warner Bros Records” nuk ka dyshim se do t’i sjellin sukses të madh asaj, kur kihet parasysh se shumë yje të muzikën kanë bashkëpunuar me këtë kompani.

9. Ajo është shumë më ‘trendi’ se Lana Del Ray.Shumëkush e krahason me të famshmen, Lana, por Dua dallon nga ajo pasi është më e lezetshme.

10. Dhe në fund – në klip ajo ka një palë çizme që rrallëkush do të guxonte t’i mbathte. Kjo është nga ato gjëra që i bëjnë vetëm yjet e muzikës pop.