Fundamenti

Foniqi: Shërbimet ndaj mërgimtarëve po i kryejmë me një përformancë të lartë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qendra për Shërbimin me Qytetarë po i kryen shërbimet ndaj qytetarëve, e posaçërisht ndaj mërgimtarëve, me një performancë të lartë duke mos e lënë qytetarin të presë për marrjen e shërbimeve, përkatësisht kërkesave dhe pranimit të tyre. Kjo arritshmëri po reflekton pozitivisht tek qytetarët megjithëse numri i kërkesave për pajisje me dokumente të gjendjes civile arrin deri në 700 kërkesa në ditë thotë Ardian Foniqi – u.d. i Shefit të Qendrës për Shërbimin me Qytetarë.

Foniqi thotë se falë një organizimi të mirë, në bashkëpunim me Drejtorin e DAP-it z. Nazim Gagica dhe zyrtarët e QSHQ-së, qytetarët dhe bashkatdhetarët nuk presin më në radhë për një kërkesë për shërbimin e gjendjes civile siç kanë pritur viteve të tjera.

”Krejt kjo punë e mirë është si rezultat i eliminimit të pauzës e cila tani shfrytëzohet grupe grupe nga zyrtarët, aplikimit online për dokumentet e gjendjes civile, si dhe futja në funksion e e-kioskut e cila i mundëson qytetarëve shërbim më të shpejtë. Merita e këtij menaxhimi efikas lirisht mund të thuhet se i dedikohet drejtorit, Nazim Gagica, menaxherit dhe zyrtarëve të QSHQ-së, ku Qendra për Shërbim me Qytetarë në Gjilan është një ndër më të mirat në nivel vendi”.

UBT

Foniqi tha se edhe në këtë vit jemi duke praktikuar planin e vitit të kaluar i cili ka rezultuar i suksesshëm ku nuk kemi pasur pritje të gjata në radhë të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për tu pajisur me dokumente të SHGJC-së.

“Në funksion për dhënien e kërkesave për shërbimin e Gjendjes Civile janë dy zyrtarë të cilët japin shërbime për gjendjen civile. Në rast të ndonjë fluksi të madh një zyrtar i tretë është në dispozicion që t`i shërbejë qytetarëve në dhënien e shërbimeve për SHGJC.
Qytetarët dhe bashkatdhetarët po i vërejnë ndryshimet e mëdha në dhënien e shërbimeve dhe po e përgëzojnë punën e bërë. Ata shprehen se më herët iu është dashur të presin në radhë me ditë të tëra për të marrë një dokument në DAP. Në emrin tim dhe të zyrtarëve të QSHQ-se i falënderoj të gjithë qytetarët për respektin dhe lavderatat për punën e mirë, ndërsa bashkatdhetarëve ju dëshirojmë pushim të këndshëm në atdhe. Qytetarët dhe bashkatdhetarët i kane dyert e hapura tek zyrtarët e QSHQ-se, tek unë, dhe tek drejtori Nazim Gagica për çfarëdo lloj kërkese apo pakënaqësie” tha Foniqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.