Foniqi: Komuna e Gjilanit është në fazën e konsultimeve publike për planin e veprimit për të drejtat e fëmijëve
Gjilan – Ardian Foniqi në cilësinë e sektorit për të drejtat e njeriut dhe komunitet ka thënë se komuna e Gjilanit është në fazën e konsultimeve publike për planin e veprimit për të drejtat e fëmijëve dhe për planin e veprimit për fëmijët me Sindrom Down.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Në cilësinë e udhëheqësit të sektorit për të drejtat e njeriut dhe komunitet në emër të kryetarit Alban Hyseni.
Me rastin e 20 nëntorit të Drejtat e Fëmijëve. Bashkë me nënkryetaren e komunës z. Leonora Bunjaku pritem në takim asamblenë e fëmijëve në Gjilan, kryetaren Eriola Fejzullahu dhe ish kryetaren Morea Rexhepi, ku i njoftuam për të drejtat e tyre të cilat parashihen në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.
Ligjin për të drejtat e fëmijëve, po ashtu i njoftuam se komuna e Gjilanit është në fazën e konsultimeve publike për planin e veprimit për të drejtat e fëmijëve dhe për planin e veprimit për fëmijët me Sindrom Down.
Njëherit i dhamë mbështetje për çdo aktivitet për të mirën e fëmijëve zyra e kryetari Alban Hyseni, e kanë mbështetjen e plotë në realizimin e të drejtave të tyre./rajonipress/