ARKATANA

Foniqi: Karaçeva rrezikon të shndërrohet në një Kumanovë të dytë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ardian Foniqi jurist thotë se banorët e Karaçevës, të cilët kanë humbur qindra hektarë tokë pas luftës, si pasojë e mos respektimit të vijës kufitare nga pala serbe, paralajmërojnë mundësinë e përsëritjes së skenarit të Kumanovës, nëse nuk reagohet sa më shpejt për të zgjidhur këtë problem.

“Qëllimi i Beogradit është që përmes kësaj zone ta destabilizojë Kosovën dhe ta paraqes atë para faktorit ndërkombëtar si një shtet të kontrabandës dhe të grupeve të armatosura”, thotë njohësi i të drejtës ndërkombëtare, Ardian Foniqi.

Sipas tij, Marrëveshja e Kumanovës nuk e ka marrë parasysh kufirin ekzistues deri në atë kohë, por i ka lejuar serbët që të futen thellë në territorin e Kosovës, duke i lënë banorët e këtij brezi pa pronat e tyre, prej të cilave ata sigurojnë ekzistencën. “Reagimet dhe protestat e deritashme të popullatës së kësaj zone, nuk kanë dhënë rezultat. Tensionet janë rritur kohëve të fundit dhe qytetarët kanë frikë se Serbia është duke përgatitur një skenar të përgjakshëm për këtë zonë”.

Foniqi druan se Serbia është duke përgatitur diçka të keqe në këtë pjesë. Për të penguar realizimin e këtij skenari, Foniqi thotë se qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të kërkojë zgjidhje për këtë zonë dhe të mos lejojë që kjo pjesë e saj, e pasur me burime nëntokësore, të shfrytëzohet për kontrabandë dhe skenar të Serbisë.

Sipas tij, rasti i Karaçevës duhet të studiohet mirë dhe të zgjidhet sipas të drejtës dhe parimeve ndërkombëtare. Ai thotë se qeveria e Kosovës, urgjentisht duhet të formojë një komision të veçantë, i cili do ta prezantojë realitetin duke iu referuar hartës së vitit 1984.
“Kjo pjesë, që sot është ndarë padrejtësisht, duhet të kthehet siç ka qenë në vitin 1984”, thotë Foniqi.

ARKATANA

Sipas tij, harta e vitit 1999, e cila është krijuar nga Beogradi, nuk është e vlefshme në pikëpamje të së drejtës ndërkombëtare.

Duke i mashtruar banorët e fshatit Breznicë, komuna e Bujanocit, Serbia i ka bartur në zonën e atjeshme kadastrale edhe tokat që kanë qenë pjesë të territorit të Kosovës.

Trupat e NATO-s, sipas marrëveshjes së Kumanovës, kanë hyrë në Kosovë me hartën e vitit 1999, thotë Foniqi. Për kë tepër, ai thotë se tani, në zonën ku policia e Kosovës e ka të ndaluar të hyjë, në pjesën e Karaçevës, banorët janë në hall të madh nga kontrabanduesit.

“Karaçeva duhet t`i kthehet Kosovës, siç ka qenë në vitin 1984 dhe pasi të ndodh kjo, është detyrë e policisë së Kosovës që të reagojë për t`i eliminuar grupet kriminale nga kjo zonë”, thotë Ardian Foniqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.