Foniqi e mbron Selver Lenjanin
Kamenicë – Zërat që janë përhapur kohëve të fundit se gjoja kryetari i Kamenicës zoti Begzad Sinani, kërkon shkarkimin e kryetarit të bashkësisë Lokale në Karaçevë të Poshtme janë të ulëta edhe të padijshme dhe anti ligjore shprehet Ardian Foniqi.
Sipas mendimit tim kjo nuk mund të ndodh sepse Selver Lenjani është i zgjedhur me votat e qytetarëve të Karaqevës së Poshtme, ku qytetaret kanë votuar unanimisht për kryetar të bashkësisë lokale Selver Lenjanin, pa asnjë votë kundër apo abstenim ka sqaruar Foniqi për rajonipress.
Foniqi thotë se Selver Lenjani nuk është zgjedhur me votat e të vdekurve. “Selver Lenjani është njeri nder sensibilizuesit më të medhënj dhe të zëshëm për të mirën e qytetarëve të Karaçevës, e sidomos që nga viti 2001, punon me përkushtim të madh kundër ndarjes së Karaçevës, e nëse dikujt i konvenon të bëhet ndarja e Karaçevës dhe shkarkimi i z. Lenjanit e kanë shumë gabim sepse Selver Lenjani ka bërë shumë për Karaçevën dhe qytetaret e Karaçevës nuk do të lejojnë kurrë njëfarë ndarje dhe shkarkimin e Selver Lenjanit dhe tani zërat për shkarkimin e tij janë të ulëta dhe të pa moralshme” vlerëson Foniqi.
Foniqi mendon se e keqja në ketë Kosovën tonë është se dikush merr përgjegjësi dhe nuk i din përgjegjësit e tij dhe mendon se Kosova është anarkiste. “Jemi në një shtet demokratik dhe duhet të respektohet vota e qytetarit dhe Selver Lenjanin, mund ta shkarkojnë vetëm qytetarët e Karaqevës e që për mendimin tim erdh kush erdh kryetar i komunës Selver Lenjanin nuk mund ta shkarkoj. “Selver Lenjani si para lufte po ashtu edhe pas lufte ka kontribuar për qytetarin dhe kombin e vet, dhe kryetari i komunës nuk ka të drejt ta ofendoj apo injoroj punën e Selverit sepse është i zgjedhur për ta respektuar qytetarin e tij pa dallim partia feje apo race”.
Kryetari i komunës ka për obligim `i dëgjoj shqetësimet e Karaqevasve përmes Selver Lenjanit dhe të gjitha projektet apo kërkesat që i bënë Selveri, duhet t`i marr parasysh se edhe në mars të vitit 2008 i është bërë një kërkesë kryetarit për eliminimin e qenve endacak, po kjo kërkesë nuk u përfill po pësoj tragjikisht Erioni i cili ishte duke shkuar në shkollë dhe sot e asaj dite askush nuk ka marr përgjegjësi në Kosovën tonë Demokratike dhe ligjore ka thënë Foniqi./rajonipress/


