GRANDEMALL

Foniqi: Alban Hyseni fitoren e ka të sigurt sepse nuk ka konkurrencë nga asnjë subjekt politik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komunën e Gjilanit e presin shumë projekte madhore që disa prej tyre kanë filluar e disa janë në fazën e fillimit, e që bëhet fjalë për projekte milionëshe siç i ka prezantuar edhe vet kryetari Alban Hyseni, kështu që duhet patjetër edhe një mandat që t`i përfundoj projektet e filluara, e që do të jenë në të mirë të çdo qytetari të komunës tonë thotë Ardian Foniqi.

Ardian Foniqi është zyrtar komunal i cili vazhdimisht e ka promovuar punën e Alban Hysenit.

Foniqi madje beson se Alban Hyseni do ta marrë edhe një mandat meqë ka punuar dhe s`ka rivalitet e as konkurrenca nga subjektet politike.

GRANDEMALL

“Besoj që nuk është i rrezikuar Alban Hyseni sepse për këtë kanë vendosur qytetarët dhe do të vendosin qytetarët se kush do të udhëheqë me komunën tonë sepse rezultatet e punës së kryetarit tani janë të dukshme dhe të prekshme për çdo qytetar, si punë e mirë shihet asfaltimi i rrugëve, jo vetëm në qytete, por edhe nëpër vende rurale. Fshatrat që kanë qenë të harruara nga kryetarët e më hershëm, ndërtimi i ambulantes, çerdheve, parkut, riparimin e po thuaj të gjitha shkollave investime në aparatura në QKMF, dhjetëra e qindra investime dhe punë tjera të mira, që po vlerësohen nga qytetarët e komunës” tha Foniqi për rajonipress.

Foniqi thotë se opozita në Gjilan nuk është e organizuar si duhet sepse ata ende kanë probleme të brendshme mese vete.
“Nuk ka konkurrencë as nga LDK-ja e as nga partitë tjera sepse ato kanë telashe të brendshme dhe qytetari gjilanas i ka provuar dhe i njeh mirë ata qysh kanë qeverisur në vitet e kaluara” tha Foniqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.